• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gratë ta konsiderojnë denoncimin si ditë çlirimi”, Balla paralajmëron ligj për dhunën online

by A R
08/03/2024 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rastet e fundit të ngacmimeve online që kanë çuar në vetëvrasjen e disa grave, kanë bërë Ministrinë e Brendshme që të marrë iniciativën për një ligj i cili mungon në Shqipëri sa i përket dhunës online.

Në një takim që u zhvillua me rastin e 8 Marsit, ministri Taulant Balla identifikoi disa forma të dhunës që ndodh online.

“Unë e kam merakun tek pjesa që nuk e kemi fare dhe që bota e quan “Cyber Bullying Law”. Pra ne kemi një situatë që gjithë pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj. Kam identifikuar disa forma të dhunës. E para është përndjekja kibernetike. Nuk ekziston fare në legjislacionin tonë. Ngacmimi kibernetik. Bota e quan, “cyber harassment”. Sa raste përmendi avokatja për shembull. Edhe rasti i Durrësit ishte i këtij lloji. Pra dikush krijoi një ngacmim kibernetik dhe viktima nuk ia doli dot të shpëtonte nga stigma dhe pastaj erdhën dhe arsyet e tjera. Gjuha e urrejtjes në internet. Nxitja e dhunës përmes urrejtjes. Abuzimi me imazhin intim pa vullnetin e palës. Shantazhimi seksual. Pastaj janë një sërë termash që nuk ia gjejmë dot shqip për shembull “trolling”, një akt i qëllimshëm i joshjes së të tjerëve në diskutime të padobishme dhe pastaj bie pre. Dhe sa vajza dhe gra raportojnë çdo ditë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për disa kanale të çuditshme që hapen në Telegram, apo në rrjete sociale për të cilat natyrshëm ne kemi filluar të bëjmë një punë”, u shpreh Balla.

Për këtë arsye tha se janë vendosur kontakte të dobishme me TikTok, por pritet edhe me kompaninë Meta, që zotëron Facebook dhe Instagram.

Sipas ministrit Balla, në dy muajt e vitit 2024 ka 629 vajza dhe gra që kanë denoncuar dhunën. Sa i përket urdhrave të mbrojtjes, ministri tha se nga 465 të dëmtuar, 350 janë vajza dhe gra. Për krimet seksuale nga 125 raste të denoncuara 103 janë gra dhe vajza.

“Këto shifra janë thjesht dhe vetëm maja e ajsbergut. Pjesa tjetër nuk denoncohet ende. Ne mund të mblidhemi çdo ditë në tryezat e hoteleve, por të mos harrojmë që na duhet të dalim përtej sallave dhe mendoj që ka ardhur koha për të krijuar një kohezion kombëtar pa dallime institucionale, pa karriget për të cilat populli na ka deleguar t’i mbajmë. Na duhet të dalim dhe të flasim në territor me mesazhin që ka ardhur momenti ta zvogëlojmë, ndoshta nuk i japim dot fund, por ta zvogëlojmë këtë fenomen”, tha ministri.

Ai i bëri thirrje grave dhe vajzave që ta denoncojnë dhunën dhe ta mendojnë këtë si ditën e çlirimit.  Po ashtu premtoi që të identifikojë dhe ndryshojë qasjen e parë dhe të vjetër të shtetit, siç e konsideron ai, në marrëdhënien me viktimat e dhunës.

“Hezitimin e parë e kanë nga stigma që krijohet në komunitet. Kam pasur rastin ta identifikoj personalisht edhe qasjen e vjetër që kishte shteti në marrëdhënie me viktimës. Ai reagimi i parë kur i thonë, po shikoje edhe një herë, se kjo gjë do bëhet publike, po ç’do thotë lagja, po ç’do thotë fisi, po çdo thonë krushqit. Kjo gjë duhet ndryshuar. Unë do bëj ç’është e mundur që këtë gjë ta ngremë gjithë së bashku dhe t’u themi të gjitha vajzave dhe grave që dhunohen që ta konsiderojë ditën e denoncimit si ditën e çlirimit. Si ditën e lirisë së vet dhe fillimin e një jetë shumë më të mirë se ajo që mundohet të kalojë në agoninë e përditshme”, u shpreh Balla.

/a.r

Next Post
Ulja e tarifave të roaming-ut mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në proçes.

"Fuqizimi ekonomik i grave nuk është një luks"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In