• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Gratë shqiptare në Al-Hawl: S’duam të kthehemi në Shqipëri

by Java News
26/10/2020 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Jul Kasapi

Gjithçka nisi me një mesazh zanor të Eva Dumanit, e cila në kampin Al Hawl mban emrin Sara. Në një kohë që 15-vjeçarja kishte ndihmuar të listonte të gjithë emrat e shqiptarëve, të njihte dhe të bënte identifikimin e Alvin Berishës, tashmë nuk do të rikthehet në Shqipëri.

“Unë kam vendosur. Nuk do të rikthehem më. Talhen (Endri Dumani) e çova, po erdhi, merre ti. Ka një çantë blu, ka amanetet. Merre ti çantën me çdo gjë. Ja kam lënë amanet çantën blu”, thotë Eva Dumani.

Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Eva Dumani shoqërohet me 4 gra të tjera, njëra prej të cilave është Emanuela Daci, gruaja e luftëtarit të vrarë Almir Daci nga Leshnica e Pogradecit.

Emanuela Daci bën pjesë te ata persona që nuk do të kthehet. Bashkë me të është Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Eva Dumani.

33-vjeçarja në komunikimet me të afërm është e vetëdijshme për situatën, ndërsa sipas saj, gratë të cilat merren për në kampin Roxh, vriten nga ushtarët Kurdë.

“Sa për Evën dhe Endrin, nuk di gjë. Një ditë erdhi tek unë dhe tha që Endri kishte ikur në Shqipëri. Ajo, atë ditë, deri në aksham, qëndroi tek unë.

Një djalë na tha, ‘kush na sjell Sarën do t’i japim 200 dollarë’ dhe Sara iku. Kam dy ditë që nuk e di ku është.

Jam në merak pasi kemi dëgjuar se të gjitha motrat që i kanë marrë ushtarët i kanë vrarë. Sara nuk ka shkuar te ato. Ne dëgjuam se ato duan veç Sarën”, thotë Emanuela Daci

Por veç kësaj, ajo ndikon te gratë e tjera duke u thënë të pavërteta, madje duke i fshehur ato në një kohë që operacioni i antiterrorit shqiptar po bëhej në Al Hawl.

“Me lejen e Allahut, s’kanë me na gjet. Ma bëj hallall se s’kam kohë të bisedojë se jemi në udhëtim, por jo për në Shqipëri, atje ku ishim. Të lutem mos më shqetëso, se për ndryshe, ta bëj bllok numrin. Nuk dua se më dhimbset nëna. Sado kurthe të bëni, Allahu ua prish kurthet tuaja edhe të shejtanëve”, thotë Emanuela Daci.

Të njëjtin shqetësim ka dhe Hajrije Taushani, e cila në një mesazh me të afërm të saj duket e frikësuar për atë po ndodh, por që në të vërtetë është shpëtimi i tyre.

“Sot i kanë marrë gjysmat e shqiptarëve. Ne kemi ngelur. Ishalla, Allahu na ruajt. Po nuk folëm më, ta dish se na kanë kapur. Ju dua shumë. Gjithë të mirat ishalla”, shprehet Hajrije Taushani.

Situatës së pavërtetë dhe kërkimeve të Eva Dumanit, e cila është jetime në kamp u ka rënë pre dhe vetë 15-vjeçarja, e cila ka frikë ndonëse kohë më parë kërkonte të rikthehej nëpërmjet shtetit shqiptar.

“Mamit thuajse, nëse do të na shohë në Shqipëri, të na lëni rehat. Të ikim tamam, me shtet, ashtu siç ikin të gjithë njerëzit. Nëse nuk do të na shohë, atëherë merruni me çdo lloj njerëzish që të na shesin ne. Allahu e di ku na çojnë”, thotë Eva Dumani.

Por tashmë, ajo është gënjyer dhe kërkimeve për të ajo mendon se mund të përfundojë diku tjetër.

“Nuk e di. Kërkojnë të më çojnë në jetimore. Kështu thonë ushtarët, forcat speciale. Ata kanë edhe foton e dajës, gjoja për të na çuar në Shqipëri, gjoja që unë ta besoj.

Mbrëmë natën kanë qenë te fëmijët jetimë dhe kanë treguar foton time. Kanë thënë që duam të sjellin këtu.

Ata fëmijët që u kthyen, nuk janë tamam jetimë, pasi e kanë mamanë. Edhe këtu kanë ardhur, por unë nuk isha, u fsheha”, shprehet Eva Dumani.

I vetmi person që mund të ndihmojë në këtë histori është Elona Shuli.

“Teze, unë nuk dal te ata se kam frikë se çfarë më bëjnë. E di teze, por ata më morën. Teze, a nuk i nis dot foton? Bashkë jemi, le të vijnë dhe të na kërkojnë. Siç kërkojnë Evën me foto, ashtu të më kërkojnë edhe mua”, thotë Elona Shuli.

E reja 17-vjeçare vijon të jetë e fshehur nën survejimin e Emanuela Dacit, e cila nuk i lejon të dalë, por bën pjesë në ata persona që kërkon të rikthehet. (A2)

Next Post
Konjufca i bindur: Vjosa Osmani do ushtrojë detyrën e Presidentes, pas Thaçit

Konjufca i bindur: Vjosa Osmani do ushtrojë detyrën e Presidentes, pas Thaçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In