• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gratë sa munden, burrat sa dëshirojnë!

by S T
27/09/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autor: Liridona Beqiri*

Po e nis këtë shkrim nga thirrja e Ministres së jashtme gjermane, Analena Baerbock ndaj Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e një gruaje si Sekretare të Përgjithshme pas afro 80 vitesh udhëheqje mashkullore. “Pra, nëse kjo organizatë po bën thirrje për barazi dhe drejtësi në botë, është koha që ta tregojmë këtu në Nju Jork”. Para disa ditësh vendin tonë vizitoi Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë znj.Elisa Spiropali dhe nga të shumtat fotografi të saja të publikuara nga vizita në Shkup, ma vrau syrin njëra, Elisa e vetmja grua në mes 3 rreshta burrash qeveritarë.

Jo që s’dukeshte powerful e si eprore politike me potencë por dhe dëshmoi që një grua edhe si emër i përveçëm edhe në numër, mund të përmbys çdo sistem që e anashkalon atë!
Sot jemi përballë një diferencimi të thekshëm shoqëror i ushqyer nga rendi ekzistues, ku mungon reflektimi dhe shoqerisë i mungojnë reagentet mbi jofuqizimin e gruas. Statusi grave në shoqeritë bashkëkohore vleresohet si indikator kyç për qeverisje të mirë dhe në përgjithësi si kusht i demokracisë liberale. Nga këtu bindshëm them se si shoqeri dhe si shtet kemi dështuar në mënyrë konstante, duke reflektuar trendin global për rritje të mosbesimit në barazinë gjinore, e klasa politike në këtë aspekt ka humbur kredibilitetin.

Mungesa e entuziazmit në një tranzicion të stërzgjatur dhe rrjedhoja e traditës shekullore nuk mundësoi përfshirjen e gruas në jetën publike dhe as rrotacioni i vazhdueshëm në politikën e vendit nuk kanë ngritur dhe redefinuar figurën e gruas.

Në sistemet tona politike është abuzuar shumë me sistemin perëndimor të përfshirjes së gruas në politikë, gjitha partitë politike kanë qasje mospërfillëse ndaj përfaqësimit të gruas, ndërsa dallimet janë minimale apo me nuancë, ndërkaq gruaja përdoret vetëm si kartë elektorale për të përmbushur detyrimin ligjor për përfaqësim në bazë të kuotave, duke i’a siguruar me Kushtetutë një përqindje të caktuar ulësesh në parlament por pa u’a dëgjuar zërin.. Këtu lind shqetësimi mbi gratë që kanë arritur të zënë një vend në politikë, sa percjellin ata vlerat e duhura dhe sa avancojnë aspirimet që synojnë. Gratë përbejne gjysmen e sovranit andaj nuk mund te kete legjitimitet institucional pa përfaqësimin e tyre dhe cdo demokraci që përjashton ato paraqet vetëm demagogji.

Duke qenë kështu gjysma e sovranit, çeshtja e kuotave padyshim është vetëm çështje sasiore që nuk prodhon konkurencë. Kuotat zakonisht bëjnë përzgjedhjen e grave me më pak meritë dhe të atyre që bëhen vegla funksionimi duke mos dëshmuar vlera. Duke mos parë konkurencë gjinore në sistemet dhe strukturat partiake, gjë që duhet ta bëjnë vetë zëri i grave, ata grupohen në Forume të grave me anë të së cilës me vetmiratim identifikohen si grup i pafuqishëm brenda strukturës partiake (ku zakonisht bëhet beteja kush do jetë “violina e parë”) dhe heqin dorë nga prerogativa për të pasur zërin e tyre si të barabarta dhe si të tilla shkojnë pas standardeve ideale të propozuara nga industria maskiliste … Nga këtu, prania e një numri të vogel grash të zhurmshme bën që burrat të mohojne ekzistencen e problemit.

Në vend të organizimit të tyre në forume partiake të grave ,mbi të gjitha duhet të kërkojnë që kjo kuotë të vlejë gjatë përzgjedhjes së pozitave kryesore partiake. Edhe pse gruaja e ka me vonesë kyçjen në politikë dhe e ka garën e vonuar, aspirata e gruas për të luajtur rol në politikë është e hershme por e penguar nga shumë të pathëna konfliktuoze fillimisht brenda llojit e pastaj nga gjinia mashkullore.
Gratë duhet ta kenë të qartë vetëvlerësimin e tyre dhe të bëjnë një kontratë barazie të pakompromis, ku forcimin politik të shohin si traektore të jetës, të jenë model pune e jo model sherbimi, sepse është një sjellje që mësohet përmes vëzhgimit (se si mësojmë vajzat e reja të sillen) dhe mbështetjes (kur shoqëria e përkrah diçka që e quan të zakonshme).
Vet vendosja e kornizave ligjore për përfshirje në bazë të kuotave ose thënë ndryshe “sanduiç sistemin”, është pasojë e vullnetit të dobët të partive politike për të përfshirë gratë në përbërjet parlamentare. Në këtë mënyrë, është e domosdoshme demokratizimi i detyrueshëm i partive politike dhe sensibilizimi gjinor drejt fuqizimit të gruas sepse në atë mënyrë vlerat themelore të demokracisë forcohen dhe kjo kontribuon në ndërtimin e besimit në sistem që gjatë kohë është humbur.

Funskionet jetike te gruas janë më të shumta! Ekziston një kapilarizëm i strukturave të ndryshme drejt shtremberimit te figurës grua duke ushqyer nje staturë të pushtetit absolut mbi ta dhe duke baltosur të njejtën në rrugën drejt suksesit. Mashkulli i sotëm ndodhet përballë një gruaje të lirë në bindje dhe me potencial për pozita vendimmarrëse dhe natyrshëm që ai që i shërben mendësisë së ingranimit të saj në politikë sepse ju krijon komplekse.

Duhet të rishikohen politikat dhe kodet etike që portretizojnë gratë, duke përfshirë edhe mbrojtje të tyre dhe të njejtat t’i bëjmë pjesë të vlerave tona.
Në vazhdimësi të kësaj, edhe pse meshkujve në komunikacionin politik po ju “gjëmojnë veshët”nga sirenat e grave nga pas, them se nga të gjithë ndodhitë e fundit në politikë që u quajtën historike në këtë vend, mbetet vetëm një gjë historike, përsëri asnjë grua në ekzekutiv e në fron.. dhe asnjë grua në foton e Kryeparlamentares!

*Ditar i nje shqiptareje nga Maqedonia e Veriut

Next Post
Dy të vrarë, dhjetëra të plagosur dhe banesa të shkatërruara/ Izraeli sulmon Bejrutin, dyshime se mes të plagosurve është edhe kreu i Hezbollahut

Dy të vrarë, dhjetëra të plagosur dhe banesa të shkatërruara/ Izraeli sulmon Bejrutin, dyshime se mes të plagosurve është edhe kreu i Hezbollahut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

Prurjet e shumta të lumit Devoll shkaktojnë rrëshqitje dherash dhe dëmtimin e urës së Gjinikasit në Maliq

February 19, 2026
ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

ARRSH jep njoftimin e rëndësishëm: Shpërthim i kontrolluar me eksploziv nesër në Llogara për hapjen e rrugës

February 19, 2026
Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

Richard Grenell poston mesazhin e Trump për Kosovën: Nëse keni probleme me Serbinë më telefononi

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

February 19, 2026
Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

Dhoma Amerikane themelon Komitetin e të Rinjve dhe Sipërmarrjes në Tiranë, ambasada e SHBA: T’i kthejmë pengesat në mundësi!

February 19, 2026
Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

Fjala e plotë e Edi Ramës në Bordin e Paqes/ Kryeministri-Trumpit: Thaçi u arrestua nga prokurori që ju përndoqi ju

February 19, 2026
Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

Burgosja e Thaçit, Rama kërkesë Trumpit: Për hir të Zotit të bëjmë diçka, një gjykatë e turpshme po kërkon ta dënojë

February 19, 2026
“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

“Bordi i Paqes, shkund OKB”, Rama: Vlerësojmë rolin vendimtar të Trump për të vendosur paqen në Gaza

February 19, 2026
“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

“Paqja, qëllimi i madh i Bordit”/ Kushner: Jemi këtu për të ndihmuar njerëzit e Gazës

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

Bordi i Paqes, Tony Blair: Gaza drejtohej nga korrupsioni! Ja plani që kemi për Lindjen e Mesme

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In