• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gratë që rrezikuan jetën për të dokumentuar krimet e nazizmit

by Java News
27/02/2019 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ekspozitë e re hedh dritë mbi punën e grave që rrezikuan jetën e tyre për të regjistruar mizoritë e nazistëve. Studiuesit thonë se këto gra janë lënë në hije nga kolegët e tyre meshkuj.

Biblioteka “Wiener”, institucioni më i vjetër në botë i kushtuar studimit të Holokaustit, po gjurmon historitë dhe trashëgiminë që kanë lënë pas individë dhe institucione që mblodhën që në krye të herës provat e komplotit të shfarosjes.

Ekspozita e re, e cila hapet të mërkurën dhe vazhdon deri në mes të muajit maj, përfshin punën e të atyre që e vijuan punën gjatë kohës që shpërtheu gjenocidi nazist, por edhe të atyre që kërkuan  drejtësi dhe kontributi iu njoh shumë vonë.

Ekspozita përfshin disa prej dëshmive më të hershme të të mbijetuarvet të Holokaustit dhe zbulon përvojat e “gjeneratës së parë” të studiuesve të Holokaustit, që e kryen punën e tyre përballë përpjekjeve naziste për të zhdukur të gjithë hebrenjtë nga Evropa .

“Nën kushtet më të këqija dhe shpesh kundër indiferencës, denoncimit dhe dhunës, ata hodhën themelet e njohurive tona aktuale për Holokaustin”, thonë hulumtuesit në një deklaratë.

Ekspozita vjen në një kohë kur mohimi i holokaustit është në rritje në Britaninë e Madhe. Një sondazh i kryer muajin e kaluar nxori se më shumë se 2.6 milionë britanikë mendojnë se Holokausti është thjesht një mit.

Studimi gjeti se rreth 5 për qind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar nuk besojnë se miliona hebrenj u vranë sistematikisht nga nazistët. Të mbijetuarit dhe aktivistët kundër racizmit thonë se kjo tregon një nivel “të tmerrshëm shqetësues” mohimi.

Biblioteka “Wiener”, e cila u themelua në vitin 1933, është arkivi më i vjetër i Holokaustit në botë dhe koleksioni më i madh britanik për epokën naziste.

“Ka pasur paragjykime të drejtpërdrejta ose të qarta ndaj grave”, thotë Barbara Warnock, kuratorja e ekspozitës, për “The Independent”. “Ka një tendencë për ta kuptuar historinë si të burrave dhe të shkruar nga burrat. Por ky mit po rrëzohet dhe këto tendenca janë shumë më sfiduese kur bëhemi më të ndërgjegjshëm”, thotë ajo.

“Ka ndodhur që individë shumë të rëndësishëm në hulumtimet e Holokaustit si Rachel Auerbach u lanë në hije nga njerëzit me të cilët po punonin, me mënyrën se si u kujtuan. Gratë ishin ato që më së shumti u fshinë nga kujtesa”, shprehet kuratorja e ekspozitës.

Auerbach ka pasur akses në arkivin nëntokësor të Emanuel Ringelblum Oyneg Shabes – një organizatë sekrete që grumbulloi dëshmi dhe dokumentoi jetën e hebrejve brenda Getos së Varshavës. Më vonë raportimet e të mbijetuarve pëbënin një aspekt të rëndësishëm të dëshmive rreth Holokaustit.

Ajo drejtonte një kuzhinë në Geton e Varshavës në vitet ‘40 dhe ndihmoi organizatën Ringelblum për të mbledhuar dëshmitë. Në 1943, Auerbach ia doli të arratiset dhe i mbijetoi e fshehur pjesës tjetër të Luftës së Dytë Botërore.

Pas luftës, ajo e vijoi punën e Arkivës Ringelblum në Komisionin Historik Hebraik me qendër në Poloni dhe bëri të mundur që pjesë të arkivit të rikuperoheshin me shpejtësi nga vendet ku ishin fshehur.

Ajo e kaloi pjesën tjetër të jetës duke punuar për të siguruar një vend për përvojat e mbijetesës së viktimave në historinë e Holokaustit – duke e parë angazhimin e saj si pasojë e natyrshme e mbijetesës vetjake dhe si përgjegjësi ndaj atyre që u vranë nga Partia Naziste.

Një tjetër emër që nuk ka marrë vëmendjen e merituar është Ada Eber, e cila bëri hulumtime rreth Holokaustit së bashku me burrin e saj, Filip Friedman.

“Por mbi libra vihej emri i tij. Ajo nuk është kujtuar edhe pse ishte shumë e rëndësishme në punën e tij”, thotë kuratorja.

Ata të dy punuan për gjyqet e Nurembergut në vitin 1946, por hulumtuesit zbuluan pak gjurmë të Eberit, në krahasim me trashëgiminë e lënë pas nga burri i saj. Biblioteka nuk ka fotografi të saj dhe të dhëna për datëlindjen e saj.

Dr. Eva Reichmann, historiane dhe sociologe e shquar gjermane, e cili u largua nga Gjermania naziste në vitin 1939, është një tjetër emër me kontribut. Bashkëshorti i saj, juristi Hans Reichmann, u burgos në Sachsenhausen në vitin 1938 dhe ia jep meritën për lirimin gruas së tij.

Shumë gra, bashkëshortët ose anëtarët e familjes së meshkujve të burgosur, luftuan shumë për t’i liruar njerëzit dhe për të mbledhur dokumentet e nevojshme për të emigruar.

Reichmann punoi për shërbimin në gjermanisht të BBC-së para se t’i bashkohej bibliotekës “Wiener” si drejtoreshë e kërkimeve, ku udhëhoqi një përpjekje ambicioze për të regjistruar dëshmitë e atyre që e kishin parë me sytë e tyre Holokaustin.

Ajo dhe ekipi i saj u mblodhën rrëfimet e refugjatëve, të mbijetuarve dhe njerëzve të tjerë në Britani dhe jashtë saj për shtatë vite.

“Mohimi i Holokaustit e bën edhe më të domosdoshme njohjen e kontributit të tyre. Është ironike që njerëzit mohojnë një nga ngjarjet historike të dokumentuara më mirë”, përfundon Warnock.  (TemA TV)

Next Post
Cakaj takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë: Rruga e përbashkët drejt BE-së

Cakaj takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë: Rruga e përbashkët drejt BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

Dodik thërret takim urgjent, “Bota Serbe” mblidhet kundër Aleancës Shqiptaro-Kroate

April 1, 2026
Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

Rritja e çmimeve boshatis tregun në Korçë, tregtarët mbeten “pa punë” pas shtrenjtimit të produkteve

April 1, 2026
Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

Qeveria planifikon paketë ndihme për sektorin e transportit, rikthehet skema e subvencionimit të naftës

April 1, 2026
Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

Zyrtarja franceze: NATO “nuk është krijuar” për operacione në Ngushticën e Hormuzit

April 1, 2026
Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

Historia e pazakontë e 31-vjeçares shqiptare: Dashurohet me të dënuarin me vdekje dhe braktis vajzën!

April 1, 2026
Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

Përpasjet në selinë e PD, Muç Nano: Në vend t’i thonë Berishës të kemi dhj*rë në parti, kërkojnë sqarime kot

April 1, 2026
Bazë hetimore/ Përfituesit e amnistisë në burgje, policia kërkon ADN e atyre që do të lënë qelinë

Lirohet nga detyra Klevis Qose, Adriatik Kupi emërohet drejtor i Burgjeve

April 1, 2026
IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

IEA paralajmëron krizë energjetike: Ndërprerjet e naftës do të godasin Evropën në prill

April 1, 2026
Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

Demo për Paketën e Maleve: 4 bashki të reja që miratuan zonat prioritare

April 1, 2026
Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In