• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gratë në Ballkan paguhen të mbulohen”, BE nuk duhet të rrijë pasive përballë Turqisë e Arabisë

by A R
22/08/2017 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që Turqia dhe Rusia po rrisin shpejt influencën e tyre në Europën juglindore, ministri austriak i Punëve të Jashtme i bën rritje Bashkimit Europian ta fusë Ballkanin në orbitën e tij.

Kriza e radhës në Europë, sikundër sa e sa më parë, mund të nisë në Ballkan. BE-ja dhe NATO-ja po tentojnë të tërheqin vende si Serbia dhe Mali i Zi në orbitën e tyre, por përballen me konkurrencën për influencë të shteteve si SHBA-të, Rusia, Turqia e madje edhe Arabia Saudite.

Gjatë një interviste për të përditshmen gjermane “Handelsblatt”, ministri austriak i Punëve të Jashtme, Sebastian Kurz, paralajmëroi për influencën në rritje të Turqisë dhe Arabisë Saudite. “Në Sarajevë dhe Prishtinë, për shembull, gratë paguhen për të mbajtur mbulesë të plotë në publik”, tha ai, duke shtuar “nuk nuk mund ta shikojmë këtë dhe të mos bëjmë asgjë.”

Kurz kërkoi përshpejtim të procesit të integrimit në BE të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbajtur mënjanë Turqinë dhe Rusinë. Ai tha se çështje të tilla si Brexit apo migracioni nuk duhet ta shkëpusin BE-në nga Ballkani Perëndimor.

Tensionet janë të larta brenda dhe mes shteteve të rajonit, sipas tij dhe “ne duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në këtë rajon kritik duke ofruar një perspektivë të besueshme për në BE.”

Që prej vitit 2014 Gjermania ka iniciuar “Procesin e Berlinit” për të promovuar marrëdhëniet e BE-së me Ballkanin Perëndimor dhe për të rritur marrëdhëniet mes vendeve. Por, pak progres konkret është shënuar prej asaj kohe, çka ka shtyrë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme të kërkojë një “Berlin Process Plus” me qëllime dhe objektiva më specifike.

Në të kaluarën Ballkani ka qenë një fushë në të cilën fuqitë e huaja konkurronin për influencë, për shekuj Habsburgët kishin përballë Osmanët, në ndjekur nga Perëndimi kundër Bashkimit Sovjetik. Sot, Turqia dhe Rusia janë rivalët e mëdhenj të BE-së për influencë.

Gazeta gjermane kujton se Turqia po restauron shumë monumente historike të periudhës otomane në Ballkan dhe po intensifikon agjendën e saj ekonomike. Sipas saj, në muajt e fundit janë vënë re disa investime turke në minierat e Kosovës dhe një bashkëpunim në fushën ajrore me Shqipërinë, sikundër dhe një marrëveshje për tregti të lirë me Bosnjën u nënshkrua në muajin Maj.

Rusia është një tjetër aktor i madh në rajon. Moska ka veçanërisht marrëdhënie të ngushta me aleatin e saj tradicional, Serbinë, si pasojë edhe e kulturës së përbashkët sllave dhe fesë ortodokse. Sondazhet tregojnë se shumica e serbëve janë pro-rusë dhe nuk e shikojnë mirë NATO-n, organizatë nga e cila u bombarduan në vitin 1999.

Gjatë një vizite të tij të fundit në Beograd, zv/kryeministri rus Dmitry Rogozin, tha se “Serbia nuk do të bëhet kurrë anëtare e Bashkimit Europian”.

Russia po ashtu është akuzuar si përgjegjëse për grushtin e dështuar të shtetit në Malin e Zi vitin e kaluar.

Sikur të mos mjaftonte Turqia dhe Rusia, Kina po ashtu shikon një rol për veten e saj në rajon përmes projektit të saj infrastrukturor “Belt and Road”. Sipas këtij projekti, Pekini planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në 16 shtete në Europën lindore dhe jug-lindore./klan.al

Next Post
FOTOT/ Ajo di të tërheqë vëmendjen përherë…

FOTOT/ Ajo di të tërheqë vëmendjen përherë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In