• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gratë më të keqpaguarat në rajon”/ Berisha: Ne shënuam hapa të rëndësishëm kundër pabarazisë gjinore, u rrënuan nga Rama

by Os De
04/10/2025 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha thotë se gjendja e grave dhe vajzave në shoqëri është dramatike dhe kjo, sipas tij, ka ardhur nga qeveria e Edi Ramës. Për kreun e PD-së, gjendja nuk ishte e tillë kur ai qeveriste, pasi siç tha ai, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të luftuar pabarazinë, por që u “rrënuan” nga Rama. 

Berisha pretendoi se ngushtoi hendekun e pagave mes burrave dhe grave, por kjo ndryshoi sipas tij, me ardhjen në pushtet të socialistëve, duke shtuar se sot vajzat dhe gratë janë më të keqpaguarat në rajon. 

“Gjendja sot e grave dhe vajzave, në Shqipëri, është dramatike, siç është dramatike gjendja e shoqërisë shqiptare, por ato që paguajnë çmimin më të shtrenjtë në këtë mes janë gratë dhe vajzat, pasi Shqipëri është vendi i parë dhe i vetëm në të cilin sundon një narkoregjim, një diktaturë autoritare e bazuar në drogë, e bazuar në krimin dhe lidhjet e pushtetit me krimin. Në qeverisjen tonë, ne u përpoqëm dhe shënuam hapa të rëndësishëm në betejën tonë kundër pabarazisë, në betejën tonë kundër murit të patriarkisë. 

E kam theksuar dhe e theksoj, ne arritëm që, nga një diferencë prej 36% në paga që ekzistonin midis burrave dhe grave, ta ngushtojmë këtë diferencë në 17.8%. Arritëm që, vajzat dhe gratë shqiptare, pabarazinë financiare dhe ekonomike, e cila është një pabarazi jashtëzakonisht e dhimbshme, ne arritëm që këtë pabarazi, jo vetëm ta ngushtojmë, por vajzat dhe gratë shqiptare nuk ishin më më të keqpaguarat në rajon, por ishin më të mirëpaguara në të gjitha vendet e rajonit. Kjo arritje u rrokullis me shpejtësi.”, tha Berisha.  

Berisha thotë se nënat janë kthyer në kryefamiljare për shkak të largimit masiv të burrave në emigracion dhe se numri i vrasjeve ndaj tyre është në nivele të larta për shkak se nuk janë të mbrojtura. Sipas tij, edhe pse Rama e ka qeverinë me ministre dhe deputete gra, ata nuk janë promotore të të drejtave të tyre.  

“Kurse sot, ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet. Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht. A mund të imagjinoni ju, se si reflektohet ky qëndrim i egër i njeriut që humbet kontrollin kur ndodhet para një gazetareje që i bën një pyetje që nuk i pëlqen, apo një ministre që nuk është dakord me mendimin e tij. Një njeriu që, po t’ia shohësh kabinetin e ka plot me gra dhe vajza, por e kam thënë dhe e them: më rikujton Gedaffin, i cili nuk mbante badigardë, por mbante badigarde. 

A e dëgjoni ndonjëherë ju, a i dëgjoni ndonjëherë shqiptarët, këto zonja të nderuara, të shqipërojnë njëherë në parlament fjalën familje, të shqipërojnë në parlament vajzë shqiptare, grua shqiptare, nënë shqiptare. Asnjëherë! Sikur janë të gjitha robot. Nuk ekzistojnë. Shtetërohen në mënyrë të paimagjinueshme. Në vend se të jenë promotorë, avokate të fuqishme të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të grave, rolin e tyre të vërtetë, ato shndërrohen në automatin që i thurin lavde dhe hymne. Kujt? Njeriut më mizogen, kryeministrit më mizogen të Europës.”, shtoi ai. 

Next Post
Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In