Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës sapo ka ndërmarrë një aksion simbolin në qendër të Prishtinës me ç’rast i ka mbuluar me ngjyrë të zezë grafitet të cilat e prezantonin Presidenten Jahjaga në imazh seksist. Gjithashtu, RRGGK i ka shkruar edhe dy hashtag #mePresidenten dhe #kunderseksizmit, transmeton Klan Kosova.