• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gratë kanë rol thelbësor në ofrimin e sigurisë, fuqizojini”, mesazhi diplomates amerikane në Tiranë

by Java News
01/10/2019 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane në Tiranë Leyla Moses Ones ka kërkuar fuqizim të grave dhe rolit të tyre për çështjet e sigurisë. Në aktivitetin e Institutit për gratë në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, diplomatja amerikane tha se gratë në mbarë botën kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve.

“Ky institut është shembulli i përsosur pikërisht i asaj që pjesëmarrësit në programet tona bëjnë. Gratë në mbarë botën kanë një rol thelbësor për të luajtur në ofrimin e sigurisë, proceseve të paqes, luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e zgjidhjen e konflikteve. Në fillim të qershorit, Shtetet e Bashkuara botuan Strategjinë e SHBA-ve për Gratë, Paqen dhe Sigurinë-një kornizë e gjerë mbarë qeveritare që artikulon angazhimin tonë për të mbështetur pjesëmarrjen domethënëse të grave në përpjekjet për sigurinë. Kjo strategji u mandatua nga Akti Dypartiak i vitit 2017 për gratë, paqen dhe sigurinë, të cilin Kongresi ynë e miratoi për të rritur rolet e grave në të gjithë botën në operacionet e paqes dhe sistemet politike, qytetare, ekonomike dhe të sigurisë. Ashtu siç po bën sot Instituti për Gratë në Politikën e Sigurisë Kombëtare dhe Ndërkombëtare, duke filluar një diskutim që do të çojë në veprim, në Shtetet e Bashkuara, organizatat e shoqërisë civile do të lanë një rol jetësor për të ndihmuar Departamentet e Shtetit të Mbrojtjes dhe të Sigurisë Kombëtare si edhe USAID-in për hartimin e planeve të zbatimit të strategjisë”, tha Moses Ones.

Sipas saj, gratë sjellin aftësitë tona më të mira në sektorin e sigurisë-aftësinë për të vlerësuar me ndershmëri atë që ne e quajmë “e vërteta në terren”- ose realitetit; aftësia për të dëgjuar muzikën e konsensusit pavarësisht zhurmës, një vizion afatgjatë të stabilitetit dhe aftësitë negociuese që merr parasysh këndvështrime kyçe të sigurisë që ndikojnë në familjet tona, të tilla si: shkaqet rrënjësore, shëndetësi, arsimi, varfëria, kultura e dhunës dhe intoleranca fetare.

“SHBA-të i kuptojnë shumë mirë sfidat strategjike me të cilat përballen gratë globalisht dhe pengesat për përfaqësim në udhëheqjen politike, dhunën e përhapur kundër grave dhe vajzave, pabarazinë e vazhdueshme. Por, këto çështje mund dhe do të tejkalohen me angazhimin tonë të përbashkët. Jemi entuziastë që jemi bashkuar me partnerë si ju, për të shqyrtuar potencialin e plotë të grave në siguri; për të ngritur tematikën e grave, paqes dhe të sigurisë si përparësi”, theksoi diplomatja e SHBA.

Ajo deklaroi se zëri i grave duhet të përfshihet dhe perspektiva e tyre duhet të merret në konsideratë.

“Fuqizimi i grave duhet të jetë i plotë dhe i barabartë në çdo hap. Ne jemi 50% e njerëzimit që duhet të sillet në vendimmarrjen e së tashmes, si dhe politikat që i japin formë së ardhmes.

Gjatë ditëve në vijim, ju nxis të dëgjoni, të bëni pyetje dhe të debatoni mbi idetë ndërsa angazhoheni me gamën e temave thelbësore që lidhen me sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë. Shfrytëzojeni këtë mundësi që ta përgatisni veten për këtë rol të rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me ju teksa punojmë për të rritur rolin e grave në kapërcimin e kërcënimeve të jashtme dhe të brendshëm të sigurisë dhe për të përkrahur paqe dhe begati më të madhe”, tha Leyla Moses Ones. /l.m

Next Post
Gjithçka ndodhi në gjyqin ndaj Izet Haxhisë

Dosja 'Hajdari'/ Izet Haxhia merret në pyetje nga prokurorët e Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In