Një studim i publikuar nga Unioni Ndër parlamentar dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rezulton se seksizmi, ngacmimi dhe dhuna kundër femrave po përhapen shumë në parlamentet evropiane.
Ky përfundim erdhi pas intervistave me 123 femra, 81 deputete dhe 42 pjesëtare stafi nëpër parlamente, nga 45 vende evropiane.
Nga femrat e intervistuara, 47% e tyre thanë se kanë marrë kërcënime me vdekje ose përdhunim, ndërsa 68% thanë se kanë qenë objekt i komenteve seksiste, ndërsa vetëm 25% e tyre pranuan se kanë përjetuar dhunë seksuale.
a.ç