• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gratë deputete, 4 herë më shumë fjalime sesa burrat në parlament

by Java News
26/08/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Afrim Krasniqi

Statistikat e Institutit të Studimeve Politike (www.isp.com.al) dhe databasewww.politike.al mbi diskutimet parlamentare janar – korrik 2016 nxjerrin në pah disa tregues interesantë gjinore, – gratë deputete janë në përqindje shumë më aktive sesa burrat deputetë. Konkretisht, bazuar në të dhënat në përqindje, rezulton se 90% e grave deputete kanë diskutuar në parlament, vetëm 10% e tyre nuk kanë diskutuar (3 nga 30). Në total, të dhënat zyrtare tregojnë se 30 gra dhe 77 deputetë meshkuj kanë diskutuar në parlament përgjatë sesionit legjislativ janar-korrik 2016.Afrim Krasniqi's photo.

Në listën e 17 grave më me shumë fjalime në parlament, dominuese janë gratë opozitare (zënë përkatësisht vendet 2-3-4), ndjekur nga Doda (PDIU) me 9 fjalime, Mehmetaj (LSI) me 8 fjalime. Nga gratë deputete të opozitës rezulton se të gjitha kanë diskutuar, madje disa prej tyre figurojnë në listën e diskutuesve më me shumë fjalime në parlament.

Kryeson listën e deputeteve të opozitës Topalli (14 fjalime), Vokshi e Hajdarmataj (10 fjalime), ndjekur nga Halimi (7 fjalime), Elmazi e Tabaku (5 fjalime). Nga lista e grave deputete të PS rezultojnë dy deputete pa asnjë fjalim parlamentar (Arapi dhe Shkreli), kurse në krye të listës me më shumë fjalime nga gratë socialiste figurojnë Leskaj (20 ndërhyrje), ndjekur nga Gjylameti e Dhima (8 fjalime), Hysi e Kushi (7 fjalime), Hafizi, Spahiu e Agalliu (6 fjalime), etj.

Dy elementë të tjerë me rëndësi sidomos për ligjërimin parlamentar, kanë vlerë në statistikat gjinore të Kuvendit.14080080_10210411844190349_1012469847780549446_n

E para, me gjithë numrin e lartë të grave e vajzave diskutuese në seanca, problematikat që lidhen me pozitën e gruas dhe çështjet sociale nuk kanë zënë ndonjë vend prioritar. Fjalimet e deputeteve gra e vajza kanë qenë kryesisht politike dhe në sinkron me ligjërimin / porosinë / vendimmarrjen politike të liderit / partisë, pra “politikisht korrekt”, çfarë nuk ndihmon në promovimin e modeleve gjinore si modele parlamentare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Së dyti, vetë midis grave deputete ka pasur replika të ashpra, në disa raste edhe denigruese, duke imituar gjuhën e ashpër të burrave parlamentarë dhe duke dëmtuar përpjekjet për krijimin e një lotimi gjinor cilësor, sidomos pas nismës për krijimin e aleancës gjinore mbipartiake në parlament.

Parë në këtë prizëm, rritja e përqindjes dhe e përfaqësimit gjinor në parlament (qoftë si numër deputetësh qoftë si numër diskutuesish në seancat plenare) nuk ka dhënë rezultate pozitive të pritshme dhe është dukshëm larg pritshmërive publike për modelet e reja politike me ngjyra liberale, qytetare, institucionale në jetën politike dhe në jetën parlamentare. Ky nuk është lajm i mirë. Ndaj statistika se gratë, në përqindje, folën 4 herë më shumë se burrat në parlament mbetet lajm formal, dhe nuk do të thotë se kemi një parlament 4 herë më të mirë, përkundrazi.

Next Post
Vendet që nuk lejohet t’i vizitoni. Numri 8 është më “i frikshmi”

Vendet që nuk lejohet t’i vizitoni. Numri 8 është më “i frikshmi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In