Gramoz Ruçi: Të hënën përjashtojmë Prengën nga PS-ja
Mbledhja e grupit të Partisë Socialiste e cila do të mbahet paraditen e së hënës do të vendosë për largimin e deputetit Armando Prenga, kjo pas ngjarjes së ndodhur në Laç për të cilën deputeti ka rënë në prangat e policisë.
Ky fakt është konfirmuar nga kreu i grupit socialist Gramos Ruçi , i cili ka thënë se kjo çështje do të shqyrtohen mëngjesin e së hënës. Përjashtimi i Prengës nga grupi parlamentar u bë i ditur edhe zyrtarisht nga Partia Socialiste përmes deputetes Olta Xhaçka e cila tha tha se “Prenga nuk ka më moralin të jetë pjesë e PS-së”.









