• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gramoz Ruçi: Si ma kërcënuan gruan me pistoletë te koka dhe pse ika në Greqi

by Aalison Pearse Stevens
02/09/2016 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një rrëfim për Ylli Polovinën për librin e tij “Të jesh apo të mos jesh PS”, ku pasqyrohen ngjarjet në PS-në e 1996, publikuar në “Panorama”, sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, jep versionin e vërtetë se si është larguar nga Shqipëria gjatë ditëve dhe javëve që ruhej dhe survejohej nga oficerët e SHIK-ut të asaj kohe. Sipas Ruçit, ai ka dalë nga dera e shtëpisë i shoqëruar nga djali deri në një vend të caktuar pranë lagjes së tij, e më pas përmes një makine është nisur drejt Jugut për të kaluar më pas kufirin drejt Greqisë me pasaportë diplomatike.

Ai tregon se kishte zgjedhur për të ikur nga Shqipëria ditën kur Partia Demokratike mblidhte Këshillin Kombëtar të saj dhe askush nuk e kishte mendjen tek ai, por tek e ardhmja e posteve qeverisëse të drejtuesve të saj. Në rrëfimin e tij, Ruçi tregon se si ka nisur në vendin fqinj jetën e tij si refugjat ekonomik si mijëra shqiptarë të tjerë, por pa hequr mendjen nga Shqipëria.

Familja ndërkohë në Shqipëri kalonte momente të vështira, duke e bërë të pamundur qëndrimin e saj pa kryefamiljarin. Ruçi rrëfen se gjatë largimit të familjes së tij nga Tirana drejt Tepelenës, ajo është ndaluar në Lushnjë, nën masa të rrepta policore dhe përballë policëve të armatosur rëndë, pasi urdhri nga Tirana ishte dhënë për të ndaluar disa persona shumë të rrezikshëm.

Nuk kanë munguar edhe kërcënimet me jetë për bashkëshorten e tij nga pjesëtarët e SHIK-ut, ndërsa tregon dhe zvarritjet që i bëheshin në Policinë e Tepelenës për të mos i pajisur me pasaportë ndërkombëtare.

“Sigurisht që unë u largova nga Shqipëria në kushtet e një depresioni shpirtëror. Pa familje, pa një bazë në vendin e huaj, ku jam dhe mbi të gjitha pa mjetet e dëshiruara financiare. Kam ikur ditën.

Dikush mendon që kam ikur natën, “ekspertiza” ka nxjerrë në Tiranë që unë kam dalë nga çatia e pallatit. “Ekspertët” e dashur nuk e kanë kuptuar dot se unë kam dalë nga dera dhe mu në mes të ditës. Dola nga dera e shtëpisë sime dhe pastaj nga hyrja kryesore e pallatit. Nuk kam dalë i maskuar. Kam dalë si Gramoz. I vetmi dëshmitar dhe shoqërues ka qenë djali im dymbëdhjetë vjeç.

Isha i survejuar nga dymbëdhjetë shikas. Si, qysh, tek?! Ata e kanë kryer shërbimin me shumë korrektesë, kishin mbi një muaj aty dhe kjo nuk ishte e lehtë. Duhet të përballonin vapën e qershorit dhe të korrikut, si ditën ashtu edhe në mërzinë e natës. Nuk është punë e lehtë të përgjosh, të regjistrosh gjithçka, kush hyn e del, çfarë thuhet në shtëpi kush po i vjen e kush po i ikën, nga hyn e nga del. Sigurisht ishte një shërbim i padëshirë, por ata zbatonin detyrën….”, thotë Ruçi mes të tjerave.

ma.me

Next Post
Merr makinë me qira në Tiranë, e shet në Fier për 1500 euro

Merr makinë me qira në Tiranë, e shet në Fier për 1500 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

Kërcënimet iraniane, policia rrit vigjilencën! Shtohen kontrollet pranë “Ashraf 3” dhe Ambasadës Amerikane

April 2, 2026
Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

Guterres thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të luftës në Lindjen e Mesme: Pasojat mund të jenë dramatike

April 2, 2026
Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

Eksperti i sigurisë Faik Basha, thirrje Berishës: Mos përhap panik! Irani s’ka kapacitet ushtarak të godasë vendin tonë

April 2, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

Ish-ministri Demiraj: Të merret seriozisht paralajmërimi i SHBA! 3 pikat ku duhet të përqëndrohen institucionet

April 2, 2026
E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

E rëndë në Fier, 40-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri në banesë (EMRI)

April 2, 2026
Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

Presidenti amerikan Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, kush e zëvendëson

April 2, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Prehjen nuk e gjetën kurrë as shpirtrat e viktimave të komunizmit, por kam frikë se s’do ta gjejnë as viktimat e demokracisë

April 2, 2026
Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

Shkelje dhe evazion në qarkullimin e parave/ BSH heq licenca dhe vendos gjoba në disa pika këmbimi valutor

April 2, 2026
Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

Shqipëria pjesë e përpjekjeve për zgjidhje, ministri Ferit Hoxha flet mbi takimin virtual për ngushticën e Hormuzit

April 2, 2026

Drejtësia e re duhet të shpëtohet nga të qenit nën shantazh

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In