• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Gramoz Ruçi dhe beteja bajate e PD me tezën e ‘antikomunizmit’

by A R
08/09/2017 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Teza e antikomunizimit duket se do të vijojë të jetë e vetmja alternativë për PD edhe në këtë sesion të ri parlamentar që pritet të filloj nesër. Një tezë bajate, e cila jo vetëm është një tregues i shterpësisë së alternativave të kësaj force politike, por dhe dëshmi se PD thuajse nuk ka asnjë lidhje me problematikat reale me të cilat përballet pjesa dërrmuese e shqiptarëve, sidomos në planin social.
PD ka deklaruar ditët e fundit se do të protestojë ndaj kandidaturës së Gramoz Ruçit si kryetar Kuvendi me arsyetimin se ka qenë komunist. Në realitet ky artikulim është tejet paradoksal, po të kemi parasysh se nga rradhët e saj koministët kanë mundur të bëhen shumë më shumë se një Kryetar Kuvendi, duke marrë postet e Presidentit dhe Kryeministrit. Antikomunizmi është bërë vërtetë një flamur i leckosur, i cili është valvitur sa andej këtej, sa herë që PD ka qenë në vështërsi politike, si në aspektin e alternativave ashtu edhe të bjerrjes së frikshme në elektorat. Teza e antikominizimit, në shumicën e rasteve, është përdorur vetëm si mjet për të ruajtur dhe forcuar pozitat brenda PD-së, për një grusht fanatikësh. Ajo kurrë s’ka qenë një alternativë e cila ka prodhuar rezultate elektorale.
3 humbjet në harkun kohor të 4 viteve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, besohej se do të shërbenin si mësim për PD për të kuptuar se me teza bajate vetëm sa përkeqëson raportin me zgjedhësit, për të mos thënë që u shkakton atyre bezdi pa fund. Ajo që e bën edhe më gri situatën brenda PD është fakti se nuk është se lidershipi nuk e di këtë. Në mjaft raporte të saj të brendëshme është nënvizuar se mbajtja gjallë si rrymë kryesore e frymës së antikominizmit nuk ka prodhuar asnjë efekt elektoral. Përpjekja për të ruajtur profilin është njëra anë e problemit, por kur profili kthehet në të vetmen alternativë atëhere qartazi kemi të bëjmë me ‘bjeri t’i biem’.
Shqipëria e 2017 nuk ka asnjë lidhje me komunizimin. As me strategjitë e saj politike e as me natyrën sociale. Lidershipi politik aktual, si nga ana e tyre që shajnë koministët dhe ana tjetër që shahen si komunist, prej vitesh ka krijuar një shkëputje nga problematikat e zhvillimit të vendit dhe të aspektit social, gjë që ka çuar në krijimin e një kaste politike të pastër me interesa biznesi, dhe biznesmenë me interesa të pastra politike. Kjo ka bërë që ekonomia të vijojë të lëngojë dhe njerëzit të shohin gjithnjë e më pak shprtesë se mund të ndërtojnë të ardhmen në këtë vend.
Studentë të shkëlqyer që nuk arrijnë të gjejnë vende pune, pasi emërimet partiake kanë bërë që në krye të instiutucioneve të enden injorantë me kuptimin e vërtëtë të fjalës, por që janë të talentuar për të zhvatur nga paratë publike. Njerëz të shkolluar në perëndim në fusha të ndryshme të jetës, shkencës, teknologjisë, ekonomisë, mjekësisë etj., të cilët pas 6 muajsh ‘ikin nga sytë këmbët’ nga ky vend, pasi drejtuesit politik nëpër institucione thuajse i përzenë, duke mos u krijuar asnjë hapësirë. Biznese të ndryshme që mbyllen, pasi tenderat janë përqëndruar në pak duar, duke ngushtuar në këtë mënyrë edhe bazën e punësimit dhe të hapjes së fronteve të reja të punës.
Mund të sjellësh qindra shembuj të kësaj natyre. Kjo situatë s’ka asnjë lidhje me komunizmin dhe aq më pak me hartimin e një strategjie antikomuniste. Kjo është tamam një tallje, a thua se njerëzit nuk arrijnë të shohin dhe të kuptojnë. Mazhoranca aktuale, e cila ka në gjirin e saj milionerë dhe multimilionerë, mund të akuzohet për gjithshka nga ‘antikomuinistët’ milionerë dhe multimilionerë, por jo si komuniste. Të tri grupet në Kuvend s’janë madje as kapitalistë. Janë thjeshtë tri grupime që ‘kanë gjetur shesh dhe kanë bërë përshesh’ me paratë e taksapaguesve dhe me sistemin e drejtësisë të kalbur deri në palcë, i cili nuk arriti asnjëherë të çojë para gjykatës deri dhe hajdutin më ordiner që gëzonte mbështetje politike. Ndaj protesta ndaj Ruçit si komunist, është tallja e rradhës e një opozite që qartazi është jashtë realitetit dhe kohës. Ndaj vijon të jetë në opozitë dhe do të vijojë të jetë edhe për shumë vite me rradhë.

Next Post
MAS ngre zyra informimi për maturantët në universitete

Çekia jep bursa për studentët shqiptarë, kriteret dhe afatet e aplikimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

Çmontohet organizata greko-shqiptare e trafikut të drogës, sekuestrohen 219 kg kanabis ‘skunk’ në Portin e Pireut

March 11, 2026
“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

“Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtarësimit”, Kos takon ministrin Hoxha

March 11, 2026

Protesta forcon portretin e lodhur të Berishës dhe radhët e shumicës në pushtet

March 11, 2026
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë reagon pas anulimit të tenderit të Porto Romanos

March 11, 2026
Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

Ambasadori iranian në Qipro: Mojtaba Khamenei është plagosur në krahë, këmbë dhe shpatulla

March 11, 2026
Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

Hipotezat në media: Ja kombëtarja që pritet ta zëvendësojë nëse Irani tërhiqet nga Botërori 2026

March 11, 2026
Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

Forcimi i bashkëpunimit në bujqësi/ Ministri Salla nënshkruan marrëveshje me Komunën e Preshevës

March 11, 2026
Pse është shqetësuar Berisha?

Protesta e opozitës, Ngjela: Kryetari është non grata, PD s’vjen kurrë në pushtet

March 11, 2026
Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit: Asnjë litër naftë nuk do kalojë!

March 11, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

SPAK, paraburgimi, Berisha dhe… ‘hip së të vrava, zbrit se të vrava’

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In