• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

GRAFIKU/ 5 arsyet pse euro po prek fundin

by Java News
05/06/2018 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme.

Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë. Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009. Për shkak të luhatjeve të mëdha, agjencitë e këmbimit valutor kanë rritur dhe marzhin e tregtimit të shitblerjeve.

Monedha e përbashkët ka qenë në rënie ditën e fundit edhe pse në bursa ajo ka fituar pikë ndaj dollarit, duke u ngjitur në 1.17 USD, nga 1.15 që arriti pak ditë më parë, duke shënuar nivelin më të ulët në tre vjet. në tregun e brendshëm ra dhe dollari me 0.3 lekë (106.16 lekë) dhe të gjitha monedhat e tjera, të cilat u tërhoqën nga nënçmimi i euros, që është monedha e huaj bazë ë tregun e brendshëm.

Arsyet e rënies së euros në tregun e brendshëm, sipas ekspertëve mbeten komplekse:

-Së pari, është ndikimi i ekonomisë informale, që prej gati dy vjetësh ka rritur në mënyrë graduale fluksin e valutës që hyn në vend dhe në pjesën e parë të vitit po kanalizohet kryesisht përmes ndërtimeve, që janë rritur dukshëm.

-Së dyti, janë burimet formale të hyrjes së valutës, si investimet, remitancat, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, por efektin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Numri i turistëve të huaj është rritu ndjeshëm këtë verë dhe sezoni si asnjëherë tjetër ka filluar që në maj dhe pritet të zgjasë në tetor, teksa hotelet raportojnë se janë pothuajse 100% të prenotuara.

-së treti, dy muajt e fundit ndikim ka dhënë procesi i konvertimit të kapitalit të bankave që kanë qenë në proces shitblerje, që po këmbejnë kapitalin nga euro në lekë, duke rritur në këtë mënyrë ofertën në valutë.

-së katërti, këtyre faktorëve u është shtuar dhe efekti psikologjik, me njerëzit që po nxitojnë të këmbejnë valutën, në pritje të rënies së mëtejshme të saj.

-së pesti, në kahun tjetër ka një rënie të qarkullimit të parasë vendase në treg. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sasia e parasë gjithsej që qarkullon në ekonomi ka shënuar rënie historike në katër muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në muajin prill, paraja gjithsej (agregati M3) arriti në 1.23 trilionë lekë. Në krahasim me fundin e vitit 2017, ky tregues ka rënë me 36 miliardë lekë (apo rreth 270 milionë euro), që është dhe tkurrja më e fortë historike, të paktën që nga viti 2002, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat.

Në krahasim me fillim e këtij viti, euro ka rënë me 9.26 lekë, ose 7 për qind, duke shënuar rënien më të madhe të dekadës. Vetëm gjatë dy javëve të fundit, euro ka rënë me 3.14 lekë.

Ekspertët presin që të paktën për sezonin e verës, euro të vijojë të jetë e dobët, për shkak të efekteve sezonale.

Më të humburit nga euro e dobët janë eksportuesit, të cilët arkëtojnë më pak para për çdo euro që marrin nga partnerët e huaj.

Ata i kanë dërguar disa herë letra institucioneve zyrtare si Ministria e Financave dhe Kryeministrit, ku i kërkojnë që të merren masa për të frenuar humbjet e tyre, që më vonë mund të reflektohen në shkurtimeve të vendeve të punës./Monitor/ma.me

Next Post
Matura 2017/ Dalin notat e provimit të matematikës (LISTA)

Matura Shtetërore, zbardhen përgjigjet e sakta të provimit të gjuhës së huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

Britania dhe Katari po udhëheqin nismën për rihapjen e Hormuzit

April 10, 2026
CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

CNN: Trump bisedë telefonike “të tensionuar” me Netanyahun!

April 10, 2026
Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

Tragjedi në Itali/ 12-vjeçari humb jetën pasi u bllokua për disa minuta në një xhakuzi

April 10, 2026
Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

Inflacioni në SHBA arrin nivelin më të lartë në dy vite, rriten ndjeshëm çmimet e karburanteve

April 10, 2026
Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe afrikanëve në Itali, një i plagosur

April 10, 2026
Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In