• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

GRAFIKET/ Gjysma e shqiptarëve shtyjnë jetën me më pak se 40 mijë lekë në muaj

by Java News
03/05/2018 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e reja të Institutit të Statistikave tregojnë se afro 1.2 milionë shqiptarë konsiderohen “të zënë me punë” nga të cilët,  rreth 666 mijë vetë janë të punësuar me pagë. Më shumë se gjysma e të punësuarve me pagë marrin më pak se 40 mijë lekë bruto ndërsa më pak se 10% kanë pagë më të lartë se 95 mijë lekë.

Nga Gjergj Erebara/

araRreth 30% e shqiptarëve të punësuar me pagë paguhen në masën 24 mijë lekë bruto, e barabartë kjo me pagën minimale ndërsa gati 60% e tyre kanë pagë bruto më të ulët se 40 mijë lekë. Këto janë shifrat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave me burim nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. INSTAT ka filluar të marrë të dhëna mbi nivelin e përgjithshëm të pagave dhe numrin e të punësuarve me pagë nga tatimet dhe po i publikon këto të dhëna në faqen e vet të internetit.

Në fund të vitit 2017, sipas të dhënave të dërguara nga tatimet te INSTAT, afro 666 mijë shqiptarë rezultuan të punësuar me pagë nga të cilët 165 mijë janë të punësuar në sektorin publik ndërsa 500 mijë në sektorin privat.

Paga mesatare bruto gjatë vitit 2017 për të gjithë të punësuarit ishte 49 mijë lekë. Paga bruto përfshin pagën neto të punëmarrësit si dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore që paguhen nga punëmarrësi plus tatimin mbi të ardhurat personale kur pagat janë nën 30 mijë lekë. Ndërsa paga minimale zyrtare është 24 mijë lekë, paga reale e punëmarrësit është afro 21 mijë lekë.Paga mesatare bruto në Shqipëri ka qenë 47 mijë lekë në vitin 2014 por ra në afro 46 mijë në vitin 2016 dhe u rrit në 49 mijë në vitin 2017. Në këtë periudhë katërvjeçare, pagat janë rritur në total 2.7% ose më pak se 0.6% në vit.

Në terma realë, pra duke marrë parasysh inflacionin, punëmarrësit me pagë janë sot më të varfër se sa ishin në vitin 2014. Gjatë kësaj periudhe, indeksi i çmimeve të konsumit është rritur me 5.2% ndërkohë që pagat janë rritur me 2.7%.

Kjo nuk është e gjithë panorama. Paga mesatare erdhi në rënie gjatë viteve 2015 e 2016 ndërsa u rrit me 6.8% gjatë vitit 2017.

Burimi i vetëm i rritjes së pagave gjatë vitit të kaluar ishte sektori publik. Para zgjedhjeve të vitit të kaluar, qeveria rriti pagat e punonjësve në sektorin buxhetor në masën 12.8%. Të dhënat e publikuara nga INSTAT nuk lejojnë të shikohet veçmas paga mesatare e sektorit privat por rritja e pagës totale në ekonomi me 6.8% duke marrë parasysh rritjen e sektorit publik me 12.8% tregon se për sektorin privat nuk ka pasur rritje page as në vitin 2017.

Prej vitesh Shqipëria është në kushtet kur paga mesatare në sektorin publik është shumë më e lartë se sa ajo në sektorin privat. Kështu, ndërsa vitin e kaluar të 165 mijë punonjësit e sektorit publik kishin paga bruto në masën 61,600 lekë në muaj, mesatarja e ekonomisë, ku përfshihet sektori publik dhe ai privat, e kishte pagën 48,967 lekë ose 20% më e ulët.

ma.me

Next Post
PD: Pa Tahirin para drejtësisë, BE derë e mbyllur për Shqipërinë

Dorëheqja e Tahirit, Paloka: U konfirmua e vërteta e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

Spiropali reagon pas votimit të marrëveshjes për Bordin e Paqes: U konfirmua pesha e re e Shqipërisë në arkitekturën ndërkombëtare

January 22, 2026
Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

Reagime të ashpra pas incidentit/ Me kapele dhe çantë ‘Spiderman’-i, arrestohet 5-vjeçari në Minesota

January 22, 2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In