• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gradohen gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura

by A R
10/03/2025 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forcave të Armatosura u shtohen edhe gjashtë ushtarakë me grada të larta. Me dekret të presidentit të Republikës, njëherësh komandant i Përgjithshëm i FA dhe propozim të ministrit të Mbrojtjes, gjeneral brigade Ferdinant Dimo dhe Petrit Çuni tashmë do të mbajnë gradën gjeneralmajor. Kundëradmiral Adnand Agastra do të mbajë gradën nënadmiral, ndërsa kolonelët Ardian Lilo, Vehbije Kuti e Hamdi Doda do të mbajnë gradën madhore gjeneral brigade.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Pirro Vengu vlerësoi kontributet e gjithsecilit prej ushtarakëve dhe theksoi nevojën që kanë FA për investime në kapacitete njerëzore, përballë sfidave të kohës. Sipas ministrit Vengu: “Shqipëria ka gjithmonë nevojë për gjeneralë, sepse Forcat e Armatosura thirren gjithmonë e më shumë në misione të posaçme dhe për pasojë, qoftë në komponentin ushtarak, qoftë në komponentin civil duhet të jemi në lartësinë e misioneve dhe, ku ka më mirë se sa ushtarakë me eksperiencë e profesionalizëm që të përballen me këto sfida”.

“Kemi një piramidë të konsoliduar drejtuesish në Forcat e Armatosura”, tha më tej ministri Vengu, duke falenderuar presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama për këtë iniciativë.

“Në kushtet kur mbi njëmijë vetë në vit synojnë të bëhen pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, besoj se nuk ka sinjal më të mirë që tregon pritshmërinë edhe të popullit tonë, të gjithë shqiptarëve, që e shohin këtë jo si një profesion dytësor, por edhe si një karrierë që mund të kontribuojnë, ku mund të kenë edhe të gjitha benefitet”, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, sipas të cilit objektiv është rritja e numrit të forcave aktive.

“Unë besoj se zgjerimi i terrenit të misioneve të FA nga pikëpamja e industrisë ushtarake do të na japë mundësinë që t’i promovojmë këto kapacitete dhe t’i shfrytëzojmë në këndvështrimin e gërshetimit midis forcave dhe industrisë”, nënvizoi ministri Vengu. Kjo, sipas tij: “do të jetë kryefjala, në mënyrë që ta transformojë këtë besim të taksapaguesve shqiptarë, në detyrim në kuadër të përgjegjësive që kemi në kuadër të Aleancës dhe në përballje me kërcënimet e gjithanshme që kemi në mënyrë që rritja e buxheteve të mbrojtjes të transformohet në një oportunitet ekonomik për vendin, për të gjithë shqiptarët”.

Pjesë e ceremonisë së gradimit të drejtuesve të lartë ishin edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji si dhe familjarë të gjeneralëve të rinj.

Next Post
Nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive

Nuk certifikohet rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk ka ardhur ende

March 7, 2026
Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In