• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gradat/ Ja si do veprohet tani e tutje me policët!

by Java News
30/10/2021 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Oficerët e policisë nuk do të fitojnë me gradat e humbura në gjykatën administrative. Ky vendim është nga Gjykata e Lartë e cila ka shqyrtuar një rast të Gjykatës Administrative

Asnjë gradë e lartë në Policinë e Shtetit nuk do të merret përmes Gjykatës Administrative. Kjo praktikë u ndoq për më shumë se të vjet, në mungesë të konkursit që ishte pezulluar për motive të paqarta. Por gjykatës iu drejtuan edhe oficverë policie që kishin humbur postin dhe donin të ruanin gradën. Për këtë arsye punonjësit brenda policisë që kanë pretenduar të marrin gradat “nënkomisar”, “komisar”, “kryekomisar”, “drejtues” dhe “drejtues i parë” i janë drejtuar vetëm Administratives

Me vendim të Drejtorit të ri Gledis Nano do të rifilloj praktika e mëparshme dhe si rezultat nuk do të jetë më e nevojshme që të shkohet deri në dyert e gjykatave për ta fituar gradën. Gjithçka do të bëhet me garë dhe konkurs, në bazë të kritereve që do të përcaktohen nga një komision i veçantë, bazuar në vitet e karrierës dhe performancës brenda strukturave blu, ashtu siç në fakt e parashikon edhe vetë ligji i Policisë së Shtetit, referuar gradave.

Por pse Policia e Shtetit po vendos tani të rihap konkurset për garën, tre vite e gjysmë pa një konkurs të tillë?

Një rekurs i bërë në Gjykatën e Lartë nga punonjësi i policisë, Leonard Ndreka, i cili pretendoi të merrte gradën “kryekomisar”, u rrëzua me pretendimin se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe Apeli Administrativ në Tiranë nuk kanë interpretuar ligjin siç duhet, pasi nuk kanë kompetencë për të dhënë grada. Për këtë, thotë Supremja, është vetë Policia e Shtetit, e cila e ka të obligueshme të hap konkurs çdo vit, në bazë të vendeve vakante të gradave që ka në dispozicion dhe t’u jap mundësinë punonjësve të saj të rriten në detyrë, bazuar në rezultatet e karrierës dhe të vjetërsisë së punës. Por, gjithsesi, gjithçka duhet të kaloj me konkurs.

Për arsye të paqarta, Policia e Shtetit nuk e ka hapur garën për gradat për tre vite e gjysmë, çfarë ka detyruar punonjësit e saj të emëruar në detyra të ndryshme ta kërkojnë atë nëpër gjykata. Në tre vite të mungesës së konkurseve për gradat, janë emëruar në poste drejtuese edhe individë që nuk u ka korresponduar niveli i gradës me postin që janë emëruar, por me pretekstin që ta fitojnë gradën brenda një viti në Gjykatën Administrative, pa konkurs, referuar një VKM-je të 21 dhjetorit 2016. Kjo bëri që në 12 qarqet e vendit të emërohen njerëz pa përvojë në polici, të cilët arritën të marrin gradën vetëm pasi u emëruan dhe jo në bazë të meritës dhe konkursit.

Rihapja e garës pritet të sjell një frymëmarrje të re në polici, pasi do t’u japë mundësinë dhjetëra punonjësve të përkushtuar për të konkurruar për një gradë më të lartë dhe në fund të fundit për të dhënë kontribut në përmirësimin e vetë strukturës së Policisë së Shtetit. Fillimi i mbarë është bërë me zhvillimin e konkursit për gradën “nënkomisar”, i zhvilluar të martën. Për 100 vende vakante konkurruan 260 aplikantë, të cilët kanë ndjekur më herët studimet në Fakultetin e Hetimit të Krimit, pranë Akademisë së Sigurisë. Shqiptarja.com

Next Post
Kosovë/ Asnjë viktimë dhe vetëm 25 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid

Kosovë/ Asnjë viktimë dhe vetëm 25 raste të reja në 24 orët e fundit me Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In