• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

by Java News
18/02/2026 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo

Hija e Dreyfus-it mbi Drejtësinë Ndërkombëtare… Gjykimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po i përngjan, si dy pika uji, asaj që në histori njihet si “Çështja Dreyfus”. Në botën juridike dhe politike, ky rast mbetet simboli universal i dështimit të një sistemi që devijon nga e vërteta për t’u shërbyer interesave të çastit apo paragjykimeve të rrënjosura. Në vitin 1894, kapiteni francez Alfred Dreyfus u dënua me burgim të përjetshëm mbi prova të manipuluara, jo sepse ishte fajtor, por sepse sistemi refuzoi të prante gabimin e vet, duke pasur nevojë për një “fajtor” që të qetësonte klimën politike.

Sot, kjo hije e rëndë ndihet në Hagë. Në ato salla ku gjithçka duket sterile dhe e largët nga realiteti i përgjakshëm i rezistencës në Kosovë, po zhvillohet diçka që nuk ngjan thjesht me një gjyq. Aty nuk po shqyrtohen vetëm prova materiale; po tentohet një përmbysje rrëqethëse rolesh. Viktimat e një makinerie gjenocidi po rrezikojnë të trajtohen si fajtorë, ndërsa dhuna e përjetuar nga një popull i tërë po zbehet pas termave teknikë dhe fjalorit të ftohtë juridik. Dosjet e frymëzuara nga bodrumet e Beogradit, nën interpretimin e Hagës, po peshojnë më shumë se kujtesa e gjallë e njerëzve, dhe liria për të cilën u luftua po paraqitet si një “dyshim penal”.

Gracka : Një Gjykatë e lindur nga paradoksi… Ekzistojnë institucione që lindin nga thirrja e pastër për drejtësi, por ZPS – apo “Haga e Kosovës” – lindi nga nevoja për të akomoduar një narrativë politike. Ky institucion u ngrit mbi një paradoks: një strukturë kushtetuese e ndërtuar mbi dyshimin imagjinar të “Shtëpisë së Verdhë”, një mit i ushqyer nga Dick Marty dhe Carla del Ponte nën trysninë serbo-ruse. Nga një skenar i errët e i bujshëm, u prodhua një realitet juridik i pashmangshëm.

Kosova e pranoi këtë gjykatë në një akt të rrallë vetëmohimi, e bindur se transparenca ishte mburoja e saj: “Nuk kemi asgjë për të fshehur.” Por, ajo që nisi si pjesë e rendit kushtetues vendas, përfundoi në një shkëputje totale. Gjykata u vendos jo vetëm jashtë territorit, por edhe jashtë realitetit që supozohet të gjykojë, duke u shndërruar në një strukturë sterile të izoluar. Sot, Haga e Kosovës operon pa asnjë anëtar nga Kosova, duke pretenduar të realizojë një mision që vetë shoqëria kosovare e ka tejkaluar: atë të ndërtimit të një shteti multietnik dhe shërimit të plagëve përmes qeverisjes demokratike. Në mënyrë ironike, ZPS-ja po shndërrohet në një monument të paranojës historike, ku e vërteta e jetuar humbet në korridoret e një juridiksioni të huaj.

‘Gracka e Madhe’: zëvendësimi i rezistencës me konfliktin e armatosur… ‘Haga e Kosovës’ nuk u mjaftua me muret e “Shtëpisë së Verdhë”, të cilat u rrëzuan sapo u ballafaquan me te verteten, mungesën e fakteve. Ajo shkoi shumë më larg, duke sajuar atë që mund ta quajmë “Gracka e Madhe”: devijimin e rrjedhës së historisë përmes terminologjisë. Pse insiston prokuroria me aq forcë te termi “konflikt i armatosur” dhe shmang me çdo kusht termin “rezistencë”?

Kjo nuk është një lojë fjalësh, por arkitekturë e pastër përgjegjësie penale. Nëse korniza e ngjarjeve pranohet si “rezistencë”, atëherë analiza juridike nis nga e drejta e një populli për vetëvendosje dhe konteksti i një shtypjeje sistematike pushtuese. Por, nëse ngjarja klasifikohet si “konflikt i armatosur”, aktivizohen ligjet e luftës dhe krijohet një simetri artificiale mes agresorit dhe mbrojtësit. Ky tjetërsim e kthen një mision shpëtimi kombëtar në një dosje penale për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Ky është teatër i drejtësisë ku fjalët shndërrohen në pranga që tentojnë të burgosin një epokë të tërë.

Liria ka emer: Në fillim ishte fjala… kështu fillon dhe gjeneza në librat e shenjtë. Rezistenca paqësore rugoviane mbeti një qendresë sublime, që shkoi përtej modelit gandian. Për një dekadë, nën një represion fashist, Kosova u përball me pushtuesit, ndërtoi një organizim paralel u mbështet mbi dinjitetin, duke zgjedhur paqen si mjetin e rezistencës. Megjithatë, kur “fjala” u ballafaqua me tanket, tokën e djegur, fëmijë e të moshuar të vrarë një Racak të përsëritur në të katër anët e Kosovës, përdhunimet sistematike masive, lindi dhe ngriti krahun mbrojtës i kësaj rezistence.

UÇK-ja nuk erdhi si zgjedhje ideologjike, fetare apo etnike, por pasojë e pashmangshme e dhimbjes që kishte kapur limitet. Vazhdimësia e kësaj rezistence unike u shfaq në Rambuje: Thaçi, Rugova, Qosja e Surroi e te tjerë, nën mbështetjen e këshilltarit ligjor amerikanit Marc Ëeller, demonstruan se rezistenca ishte vetëm një.

A është Perëndimi në dilemë… Ajo që Perëndimi sanksionoi në vitin 1999 në manualet e NATO-s si “ndërhyrje humanitare”, sot po vihet në dyshim nga një krijesë derivate si Haga. Rezolutat e OKB-së dhe deklaratat e liderëve botërorë folën për rezistencë. Perëndimi nën kryesimin gjigandeve të diplomacisë Madeleine Albright, Robin Cook dhe Hubert Védrine, duke vepruar nën kornizën e Grupit të Kontaktit, me informacion të plotë nga shërbimet inteligjente të NATO-s, pranoi të ulej në tavolinë me përfaqësuesit e një rezistence, dhe asnjëherë me palët e një “konflikti” të thjeshtë bandash.

Edhe sot dëshmitë e njërëzve që bën historinë në terren si Ualker, Clark, Rubin, Hill, Kushner etj, në sallat e Hages ishin konseguent me cfarë ndodhi në vitet ’98-’99, e nuk folën asnjëherë për një “konflikt”, por për rezistëncën e një populli në prag të shfarosjes.

Cfarë ndodhi që Haga, një krijesë derivate e institucioneve ndërkombëare, gati 25 vjet më vonë krijon një skenar për burim akuzash që kapërcejnë dhe deformojnë historinë në një kohë tjetër. Për alibinë e ekzistencës së vet, për oportunitet politik perëndimor, apo për qellime të tjera e cilëson këtë rezistencë një konflikt…lojën e kujt po bën … Sot, procesi i Hagës duket se kërkon të fshijë këtë konsensus ndërkombëtar, duke e rishkruar historinë si një përplasje bandash të armatosura, ku asimetria e dhunës zbehet dhe agresori serb pothuajse harrohet në sfond.

Sot, procesi i Hagës po aq brutalitet po kërkon të fshijë këtë konsensus ndërkombëtar, duke e rishkruar historinë si një përplasje mes ‘ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale’ apo bandash të armatosura, ku asimetria e dhunës zbehet dhe agresori serb pothuajse harrohet në sfond. Ehe nëse flitet për një zinxhir komandimi ato ishin përpjekje për rezistencë nga shfarosja.

Në mbyllje. Haga nisi si paradoks e sot rrezikon të mbijetojë si paranojë. Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paranoja, as të qëndrojë mbi klasifikime të sforcuara, sepse historia është më e fortë se çdo aktakuzë. Një popull që ka përjetuar gjithçka dëbimin, frikën dhe mbijetesën, nuk mund të pranojë që rezistenca e tij të reduktohet në formula penale. Shqipëtarët kudo që janë në troje apo në diasporë të qëndrojnë të bashkuar, të dokumentojnë faktet, të artikulojnë qartë dallimin mes agresionit dhe mbijetesës në të gjitha forume politike, diplomatike e juridike. Të mbrojnë të vërtetën, narrativën e rezistencës me argument për të garantuar që historia të mos rishkruhet nga veladonët, apo paradokset e paranojat por vetëm nga e vërteta.

Next Post
“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

“Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In