• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gracka apo risia: E reja e zgjedhjeve të 2025-s

by Ylli Pata
27/08/2024 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, pavarësisht paktit mes Berishës dhe Ramës për të ruajtur systemin aktual, kemi një risi dhe zhvillim të rëndësishëm.

Edhe pse jo i plotë, opozita paraqet risinë më të rëndësishme të ballafaqimit elektoral të vitit të shkuar.

Ndërsa në mazhorancë gjitthçka dihet, pra që përfaqësohet nga një PS që kërkon mandatin e katërt, në opozitë ka një panoramë krejt të ndryshme nga 2021-shi.

Nuk ka hipokrizi të një grupimi që qëndron bashkë por që brenda të gjithë hahen me njëri tjetrin e nuk pajtohen për asgjë. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të kemi partinë e Sali Berishës, me vulë e me marrëveshje të ledhatuar nga mazhoranca, që ka edhe komisionerët por edhe shumicën e fondeve. Kemi Partinë e Lirisë së Ilir Metës, i cili sipas të gjitha gjasave nuk mund të kondicionojë aleancën me doktorin, e ka shumë mundësi të dalë më vete.

Ndërkohë po më vete janë Demokratët Atlantikë të Bashës, LZHK e Dash Shehut, Agrarët e Dukës, por edhe partia e re Demokratike e antiberishjanëve të Alibeajt.

Ajo që duket por që nuk po thuhet ende, mund të kemi një aleancë apo grupim elektoral të të gjithë subjekteve që nuk e gjejnë veten te Sali Berisha e Ilir Meta. Domethënë të gjithë të tjerët, deri të partitë e reja fare, e në ekstrem PD e vulës së doktorit e Meta të jenë subjekti për tu mundur.

Shumëkush do ta trajtojë këtë si një krijesë të Ramës për të mos bërë të mundur që opozita të vijë në pushtet. Por pas paktit të fundit ndërmjet Sali Berishës dhe Edi Ramës për të mbyllur edhe më shumë listat e deputetëve, nuk ka opozitar që i beson kësaj përrale.

E në këtë logjikë, opozita ka të gjitha mundësitë që të kthehet në argumentin kryesor të zgjedhjeve, qoftë edhe me debatin mes vetes, por që mund të lindë atë që pritet alternativën.

Me një fjalë, atë që opozita nuk e ka lejuar pra një votim të brendshëm mund ta ketë. A do vijë në pushtet? Natyrisht që jo, sepse si vulë ka një personazh tashmë të vulosur të padëshiruar dhe në arrest shtëpie për korrupsion.

Megjithatë statusi i Berishës sipas të gjitha gjasave do të ndihmojë opozitën aq sa mundet për të dhënë një zhvillim të ri. Pasi siç u pa në zgjedhjet lokale, ka humburr çdo iluzion që mund të ecet para me klasën e vjetër. Por edhe të mos votohet apo ti jepet vota PS-së nuk shkon. Opozita shqiptare ka një traditë që nuk voton për pushtetin nëse nuk është i bindur, pale kur e urren. Por alternativat nuk se janë një lulëzim po pa gjë nuk është. Sarkazëm? Po mirë pse në 14 maj 2023 Gazmend Bardhi nuk lejoi opozitarët që të votonin me alternatovë, por ndaloi PD që të garojë me kandidatët e saj për kryetar bashkie?

Këtë herë kjo nuk ndodh. Madje mundësia, varet sa vota e diasporës do të galvanizojë konkurencën opozitare. Natyrisht e gjitha kjo është hipotezë, e ndoshta sondazhet do të njihen më mirë kur të nxehen ekipet në terren. Por edhe në most ë ndodh kjo, e rëndësishme është se ka ekupe të reja. Në një farë mënyre e në të gjitha mënyrat kjo nuk kishte ndodhur. Madje e bukura është se kush po mbron Berishën e sulmon opozitarët janë ish-socialistët e Edi Ramës që prej 10 vjetësh kanë tentuar të fitojnë qytetarinë e së djathtës, por që nuk kanë kandiduar kurrë të provojnë sa i duan njerëzit e opozitës.

TemA

Next Post
Rrezik për një konflikt me NATO-n? Rusia e trembur, Lavrov: Deklarata e Austin tregoi se SHBA e ka një plan

“Ukraina po ju shantazhon”, Lavrov me kërcënim bërthamor: Perëndimi po luan me zjarrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In