• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitjet e bankave/ Pendohet Admir Çerpija, ‘truri’ i bandës, zbulon emrat e bashkëpunëtorëve

by Java News
20/02/2017 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I cilësuar si truri i grabitjeve, Admir Çerpija pranon përfshirjen në dy grabitjet e ndodhura në rrugën Qafë Kashar-Rinas. Çerpija që njihet edhe me dy emra të tjerë, është treguar bashkëpunues me policinë dhe prokurorinë, duke treguar edhe vendin e fshehjes së parave, raporton ABC News, të cilat, ashtu si Neim Avdulaj, i kishte groposur në oborrin e shtëpisë në Bathore.

Burimet thonë se Çerpija, ka treguar edhe emrat e personave me të cilët ka bashkëpunuar, si në vjedhjen e dhjetorit të 2015 ashtu edhe atë të datës 9 shkurt të këtij viti. Dëshmia e tij para grupit hetimor, thonë burimet, ka zbardhur dhe identifikuar edhe personat e tjerë pjesëmarrës në grabitje, të cilët janë shpall në kërkim.

Ndërkohë, Prokuroria ka dorëzuar në gjykatë, kërkesën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, ku është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg” deri në përfundim të hetimeve.

Nga ana tjetër, burimet thonë se pavarësisht gjetjes së tenxhereve të fundit të mbushur me para në oborrin e familjes Çerpija, në total shuma e gjetur deri më tani nuk arrin 400 mijë dollarë amerikanë. Edhe pse, në dy grabitjet sipas të dhënave të bankës, janë marr rreth 7 mln euro.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje të 4 të arrestuarve që kanë mbajtur qëndrim pohues, Admir Çerpija, Fatjon Xhyli, Ditjon Memlika dhe Neim Avdulaj kanë pretenduar se një shumë të konsiderueshme parash, të fituara edhe në formë shpërblimi i kanë harxhuar në lojra fati. Ndërsa i vetmi që mbetet në pozitat mohuese të përfshirjes së tij në dy grabitjet me armë, është i dyshuari Ernest Kupa.

Pavarësisht mohimit nga ana e tij, është i dyshuari Neim Avdulaj, ai që ka përfshirë Kupën në grabitjet e parave të bankave. Gjatë dëshmisë, Avdulaj ka thënë se Admir Murataj, personi i shpallur në kërkim, në çdo takim qe vinte për marrjen e informacionit për lëvizjen e mjeteve të transpoprtit të parave, shoqërohej nga Ernest Kupa.

Abc news ka siguruar deklarimet e Neim Avdulajt, i cili në një moment, shpjegon edhe bisedën me Admir Murataj, tek i cili hyne garant për Fatjon Xhyliun dhe Ditjon Memlikën, që nëse kapen nga policia, do të duronin presionin dhe nuk do të tregonin. Premtim, i cili siç duket nuk është mbajtur nga ish-efektivi i forcave komando Avdulaj dhe dy shokët e tij, Memlika dhe Xhyliu.

ma.me

Next Post
Shitet për 243 mijë dollarë telefoni i Hitlerit

Shitet për 243 mijë dollarë telefoni i Hitlerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

SPECIALE / Basti i madh i Melonit: Reforma për sistemin e drejtësisë!

March 18, 2026
Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In