• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Grabitje, vrasje, vjedhje, kjo është puna për ne!” Nuredin Dumani rrëfen detaje nga ngjarjet në Kavajë e Elbasan

by A R
20/02/2025 14:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka vijuar gjyqi me dyer të hapura ndaj të akuzuarve të dosjes “Plumbi i artë”. I pandehuri Nuredin Dumani ka vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të avokatëve.

Ndër të tjera, ai ka rrëfyer edhe dy grabitje, një në qytetin e Kavajës dhe një të një kambisti në Elbasan.

Avokati Hazizaj: Keni bërë ndonje vjedhje ne Kavajë?

Dumani: Po kam bërë me klientin tënd. Kam qenë unë Talo Çela, Gentian Sharra dhe Ilirajn Feçi. Unë dhe Talo do bënim grabitjen, Sharra ishte shofer tek Audi me targa të vjedhura.

Feçi lëvizte me një BMW Seria 5. Makinat ishin të vjedhura. Ne takoheshim shpesh, 2-3 herë në javë. Ne nuk flisnim për gjëra që s’kishim njohuri, por për vjedhje grabitje, se aty kishim njohuri.

Kur ka ndodh vjedhja?

Dumani: Vjedhja ka ndodhur në fund 2012 dhe fillim 2013, se nuk jam i saktë me datat.

Çfarë keni veshur atë ditë?

Dumani: Rroba, të bardha dhe të kuqe jo njëherë, por ishim të veshur sportiv se do të iknim me vrap, emrin s’ja dija, por ja the ti tani. Jemi larguar me Audin, ku Gentian Sharra ishte shoferi i mjetit. Ai ishte 20 metra larg vendit ku do bënim grabitjen, në makinë. Ilirjan Feçi ishte në gatishmëri, nëse vinte policia apo diçka tjetër. Organizimin është bërë në afërsi të rrugës, tek shtëpia e hallës së Ilirjan Feçit. Aty e kishim si bazë, për makinat e vjedhura, se familja e hallës, jetonte në Itali. Kam shkuar vetëm tek shtëpia e hallës.

Cila është shuma që grabitët?

Dumani: Diku tek 20 milionë, i kemi ndarë në mënyrë të barabartë secili nga 5. Unë jetoj në një shtëpi me vëllain, jetojmë në një shtëpi. S’kam blerë shtëpi.

Keni ndonjë shok me emrin Tani?

Dumani: S’më kujtohet, pasi shumica nuk janë më.

(Ndërhyn Enver Diva, i thotë ai gënjen ka frikë se janë mediat aty).

Në Elbasan ke kryer grabitje tjetër?

Dumani: Mesa mbaj mend unë kemi kryer. Kemi organizuar. Puna për ne është grabitje, vrasje, vjedhje. Ne e quajmë punë këtë. Kur dikush të gjen punë, grabitje për shembull, e studion zonën e të tjera dhe krijon një lloj sigurie se sa para ka me vetë “viktima”. Duhet të jesh i sigurt sa para ka me vete se ke përgjegjësi. Ai që e gjen punën, mund të marrë 10 përqind, ose 15 dhe nuk vjen fare atje. Ose merr njëlloj sa ne. I ndajmë 50 me 50.

Grabitja ka ndodhur në 2018. Kambistin e grabitëm sapo falej namazi, se ishte Ramazan dhe pash njerëz që po shkonin në xhami, pranë kalasë së Elbasanit. Për fat të keq të tyre gjithë kambistët dalin në të njëjtin orar. Me armë kam qëlluar unë, fillimisht në gjoks.

Ardian Çollaku nuk e di a ishte pronari. Grabitjen e kryem me një mjet, e përplasëm diku që të prishjej, Opel i bardhë me xhama të zinj, e kemi bërë pas shtëpisë së Talo Çelës. Aty vendosnim xhamat e zinj. Viktima kishte Benz me portobagazh, vishnje.

Pasi ka dal kambisti nga shtëpia, i jemi afruar afër me makinë, unë kam zbritur i kam thënë ulu në tokë, dhe më tha gjuaj. Ai kundërshtoi. Unë e kam qëlluar 1 ose dy herë në gjok dhe një herë në kupën e gjurit mesa mbaj mënd, në gjurin e djathtë. Pasi morëm parat jemi larguar. Unë kam marrë 17-20 milionë lekë, të njëjtën shumë ka marrë edhe Dorian Shkoza, Ardian Çollaku, Gent Sharra dhe Talo Çela.

Gentian Sharra: Dumani ka bërë 5 deklarata të ndryshme. Ta dëgjojnë edhe gazetaret, i ka bërë lëmsh deklaratat. Më plasi shpirti o të keqen vëllai, duke dëgjuar fjalët e tij, duke ndryshuar fjalët javë për javë.

Sharra (për një nga episodet): A e dëgjoni! Paskan vjedhur hajdutët. Nuk i paskan numëruar lekët e nuk i kanë ndarë. Po aman o zonja gjyqtare!

Next Post
“Është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur”/ Tensione në GJKKO, të akuzuarit përplasen në sallën e gjyqit me Nuredin Dumanin

“Më ke ngelur edhe ti pa vrarë”, avokatja: Nuredin Dumani më kërcënoi me jetë në sallën e gjyqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa”

March 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

Lufta në Lindjen e Mesme, Kroacia vendos limit për çmimet e karburanteve!

March 9, 2026
SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

Raporti i SPAK: Janë sekuestruar 503 celularë, mbi 3 mijë persona nën përgjim

March 9, 2026
Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

Ministri: Kina ka pasur përparim në teknologjinë bujqësore dhe ka shtuar furnizimin ushqimor

March 9, 2026
Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

Peshqit braktisin bregun! Lini turistik i derdh ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In