• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitje e përdhunim çiftit, 33 burg për dy barinjtë në Fier

by Java News
27/04/2016 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Fierit ka dënuar me një dënim në total 33 vjet burg dy personat e arrestuar dy vjet më parë për grabitjen dhe përdhunimin e një çifti në pyll, ngjarje e ndodhur në dt. 20.10.2014 në pyllin e Semanit. Vendimi i gjykatës është dhënë pak ditë më parë.

I pandehuri Endri Goga është dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Shaban Skeja, me 9 vite burgim. Procesi ndaj tyre është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe për këtë arsye, ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit.

NGJARJA

Prokuroria e Fierit ka zhvilluar hetimet, nga të cilat kanë rezultuar se: Në datë 20.10.2014, çifti V.M dhe E.A. kishin dalë për shëtitje në zonën e plazhit të Semanit. Në një moment intim ndërmjet tyre, pranë makinës ku gjendej çifti janë afruar dy persona të armatosur, të cilët kanë ushtruar dhunë, me qëllim marrjen e portofolëve dhe sendeve me vlerë që kishin në posedim.

Në dinamikë të ngjarjes, i pandehuri Skeja ka nxjerrë nga makina shtetasin V.M., duke e shtrirë në tokë nën kërcënimin e armës, ndërkohë që i pandehuri Goga ka ushtruar kontroll për sende me vlerë në automjetin e çiftit, ku gjendej edhe e dëmtuara E.A.

Gjatë kontrollit të mjetit, i pandehuri Goga ka kërcënuar me armë të dëmtuarën, duke ushtruar ndaj saj edhe dhunë seksuale. Pas akteve të dhunës, dy të pandehurit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dëmtuarit kanë bërë kallëzim në Polici.

Në vijim të hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria e Fierit, ka rezultuar se autorët e veprave penale janë të pandehurit Endri Goga dhe Shaban Skeja, të cilët u arrestuan pak kohë pas ngjarjes.

Gjykata e Fierit i dënoi të pandehurit për veprat penale; (Endri Goga) “Marrëdhenie seksuale  ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës”; “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim; “Prodhimi  dhe mbajtja pa  leje  e armëve luftarake”

(Shaban Skeja) për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, në bashkëpunim;  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Next Post

Ekstradohet në Francë terroristi Salah Abdeslam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In