Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:55 në lagjen “Hajro Çakërri”, tek vendi i quajtur “Bishti i Kalldremit”, është vjedhur një makinë nën kërcënimin e armës. Shtetasit me iniciale M. M., banues në VLorë, nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin tip “Fiat Punto”.
I dëmtuari ka thënë para uniformave blu se dy persona të panjohur i kishin dalë para makinës dhe duke e kërcënuar e
pasi i kanë marrë mjetin janë larguar me shpejtësi. Në fshatin Kakaninë policia ka ndaluar dhe shoqëruar dy person të dyshuar, përkatësisht shtetasit D.F., 19 vjeç dhe L.F., 22 vjeç banues në Kaninë.
Gjatë kontrollit në mjetin e tyre tip “Benz”, iu gjetën dy thika. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë janë lënë të lirë pas shoqërimit, pasi ka rezultuar se nuk kanë qenë të përfshirë në ngjarje dhe se thikat e gjetura në mjet, ishin bashkë me disa mjete pune që ata kishin me vete.
Aktualisht vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorëve të vjedhjes nën kërcënimin e armës. (java /r.a)