• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute çfarë ndodhi më 9 prill

by Java News
12/04/2019 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shprehje e urtë thotë “Koha është flori” dhe pikërisht e tillë ishte për grabitësit. Dy minta pasi ata dolën nga porta veriore e Rinasit, autoritetet përgjegjëse njoftuan policinë.

Në fakt, njoftimi ishte mjaft i vonuar, ishte pikërisht më shumë se 6 minuta pasi kishin hyrë në aeroport, kishin grabitur dhe u larguan të qetë në pjesën e djathtë të aeroportit.

Këto të dhëna raportohen pas ngjarjes në prokurori mbi veprimet e policisë, të ICTS dhe të TIA-s, pas orës 14.57, atëherë kur në kamerat e sigurisë shfaqet furgoni i grabitësve në portën e zjarrfikësve. Por, pavarësisht këtij fakti, askush nuk ka dhënë alarmin. Në orën 14.59 minuta e 30 sekonda grabitësit gjendeshin në pistë dhe nisin rrëmbimin e thasëve brenda të cilëve më në fund u konfirmua zyrtarisht se janë grabitur 5.7 milionë euro.

Në orën 14:59:20, forcat e Policisë së Rinasit gjendeshin në pistë për të marrë prej andej personat e deportuar nga jashtë vendit. Pikërisht në të njëjtën vendqëndrim, në një avion tjetër sapo kishin mbërritur edhe grabitësit, të cilët po kryenin rrëmbimin e armatosur të vlerave monetare. Por, efektivët e Policisë së Rinasit nuk i kishte njoftuar asnjë, ndërkohë që ata nuk kishin fushëpamje për çfarë po ndodhte disa metra më tej.

Këto janë të dhënat e raportit sekret që evidentojnë minutë pas minute se çfarë ndodhi në datën 9 prill. Njëkohësisht në këtë portë ishte e dislokuar FNSH-ja, ende pa u larguar grabitësit nga pista thuhet më tej, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë tentuar dhe kanë kërkuar që kjo portë të hapet, por diçka e tillë nuk ka ndodhur pasi punonjësit e ICTS kanë refuzuar futjen e FNSH-së në pistë. Diçka e tillë do të sillte kapjen në kohë të grabitësve.

Në raport radhiten si problematike pamjaftueshmëria e patrullave brenda rrethimit nga ICTS, cilësia e rrethimit të aeroportit dhe komunikimi i cunguar, mungesa e kamerave përgjatë gjithë sipërfaqes, por edhe fakti që TIA ka dështuar vazhdimisht në të gjitha testet e fshehta të sigurisë të zhvilluara./tch

g.kosovari

Next Post
Eto’o: I thashë Guardiolës se unë jam arsyeja që kjo skuadër po fiton, jo Messi

Eto'o: I thashë Guardiolës se unë jam arsyeja që kjo skuadër po fiton, jo Messi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

Lufta në Iran/ DW: Propozimi pakistanez për armëpushim, rrugëdalje?

April 6, 2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

April 6, 2026
Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandeb, si do të ndikonte kjo në tregtinë botërore?

April 6, 2026
Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

Lufta/ Financial Times: Sulmet ukrainase ndaj dy terminaleve të naftës i kushtuan Rusisë rreth një miliard dollarë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In