• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Si u larguan hajdutët dhe varreja që lidh grupin me vjedhje të tjera

by Java News
06/07/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin në dritë fakte të reja në lidhje me grabitjen e afro 1 milionë euro në Aeroportin “Nënë Tereza” më 30 qershor. Kontrolli i kamerave të vendosura në objekte të ndryshme në segmentet rrugore pranë aeroportit të Rinasit, kanë zbuluar një fugon që dyshohet se është përdorur nga grabitësit.

Dyshimet e hetuesve janë se ky fugon është larguar në një rrugë dytësore paralele me atë Rinas- Qafë Kashar, për të ndaluar pranë kthesës së Bërxullit.

Aty furgoni ka marrë në drejtim të Laknasit, për t’u futur në zonën e Kamzës dhe më pas nuk ka asnjë informacion se kush ka qenë destinacioni i radhës. Dyshohet se këtë fugon, grabitësit e kanë përdorur pas djegies së mjetit tip “Benz” me të cilin u krye grabitja.

Por dyshimet e grupit hetimor janë se grabitësit mund të kenë përdorur më shumë se një mjet për ti shpëtuar gjurmimit të policisë, ndaj dhe kanë nisur verifikimet edhe për dy makinat e gjetura në ujërat e liqenit te Shkopetit.

Grupi hetimor i policisë së Durrësit dhe prokurori Florian Bonjaku, kanë parë nga afër veprimet për nxjerrjen e dy automjeteve “Mercedez- Benz”, të mbytur në liqenin e Shkopetit.

Një nga këto automjete dyshohet se është mbytur qëllimisht në liqenin e Shkopetit, gjatë mbrëmjes së të hënës. Ndërkaq në cilësinë e provës materiale, grupi hetimor ka gjetur në makinë e djegur një vare si dhe një shishe me benzinë.

Paraprakisht dyshohet se vareja do përdorej për të goditur blindin nëse nuk do të ishte i hapur. Gjetja e varesë në automjet ngre dyshimet se është i njëjti grup që ka realizuar edhe grabitjen e 3.8 milionë eurove në Kashar, dhjetorin e vitit te kaluar. Asokohe vareja shërbeu për të thyer blindin teksa grabitësit nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin paratë dhe të largoheshin. Kujtojmë që një ditë pas ngjarjes, policia gjeti edhe një paruke të përdorur prej grabitësve. /shqiptarja.com/a.k

Next Post

Merr flakë makina në tunelin e Elbasanit, drejtuesja kishte harruar t’i hidhte ujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
Dëshmia ime për 21 Janarin

Dëshmia ime për 21 Janarin

January 20, 2026
VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

VIDEO-Qytetari i drejtohet Berishës: Nuk më pëlqen foltorja doktor! Deputetët e PD-së të blejnë kamiona dhe…

January 20, 2026
Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

Pas Forumit në Davos, Trump gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë: Nuk ka kthim mbrapa, Groenlanda është…

January 20, 2026
Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

Nëse Basha ishte i kapur me dy dosje, Berisha me sa dosje është i marrë peng nga pushteti?

January 20, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Presidenti ukrainas merr ftesën për të qenë pjesë e Bordit të Paqes, Zelensky: S’mund të qëndroj krah Putinit

January 20, 2026
Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

Berisha kundër dhunës: Rama ikën me revoltë popullore paqësore! Të zaptojmë Bulevardin derisa të largohet

January 20, 2026
Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

Si vinin skedina dhe organizonin baste sportive, zbardhen mesazhet që ‘fundosën’ efektivët e policisë: 200-en time mbaje…

January 20, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

Ftesa e Trump për Ramën/ Leka: Shqipëria vend lakmues në sferën globale. Asnjë shpresë që Berishës t’i hiqet ‘non grata’

January 20, 2026
Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko: Bordi i Paqes për Gazën mund të ndihmojë edhe për Ukrainën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In