• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grabitja në Rinas, Nishani: Ja rreziku kur hiqen kompetencat e presidentit

by A R
04/07/2016 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Repulikës Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur disa ditë më parë ku u grabit një sasi e madhe parash në aeroportin e Rinasit.

Nishani shpërndau një deklaratë për mediat pasi u kritikua në Komisionin e Sigurisë në lidhe me mungesën e një reagimi nga kreu i shtetit.

Nishani tha se institucioni që ai drejton ka ushtruar të gjitha kompetencat që i kanë mbetur, duke shtuar se kreut të shtetit i janë hequr kompetencat.

Ja deklarata e plotë i Nishanit:

Kabineti i Institucionit të Presidentit të Republikës është njohur sot me deklarata të lëshuara nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet prononcimi dhe angazhimi i Kreut të Shtetit në lidhje me ngjarjen kriminale të grabitjes së ndodhur në pistën e fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Sqarojmë Komisionin përkatës se Presidenti i Republikës ka ndjekur me shqetësim serioz ngjarjen tepër të rëndë që ndodhi në Aeroport.

Kreu i Shtetit dënon me ashpërsi këtë ngjarje tejet të rëndë të ndodhur në një objekt të rëndësisë së veçantë, në një kohë kur është shpallur zyrtarisht rritja e nivelit të rrezikshmërisë dhe shtimi i masave të sigurisë në vijim të sulmeve terroriste në Aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në vende të tjera.

Në këtë situatë, duke bashkëndarë shqetësimin serioz me të gjitha organet kushtetuese, Presidenti i Republikës gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat e duhur në dispozicion të tij për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara Parlamentit.

Ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare.

Çdo përpjekje për të minimizuar apo devijuar kompetencat kushtetuese të gjithsecilit nga këto organe do të sillte pasoja të pariparueshme për stabilitetin dhe ruajtjen e sigurisë në vend.

Institucioni i Presidentit të Republikës garanton Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë se në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, për aq sa ato kanë mbetur,  do të vijojë të kërkojë nga të gjitha agjencitë ligj-zbatuese:

1 – Zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje;

2 – Vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj dhe të personave që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit;

3 – Rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s.

Next Post

Hani hudhra sa të doni! Ja mënyra për ta larguar aromën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In