• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas, celulari i grupit të Admir Murataj dërgohet në Izrael

by Java News
16/04/2019 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aparati celular i gjendur brenda furgonit me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, që u përdor në grabitjen e miliona eurove në Rinas, do të dërgohet jashtë vendit për të çkoduar të gjitha bisedat dhe sms-të e kryera gjatë 6 muajve të fundit.

Burime zyrtare nga organi i akuzës konfirmojnë për Vizion Plus, se ai është një celular i thjeshte dhe i pakoduar, dhe nga kontrolli paraprak që i është bërë, ka rezultuar se nuk ka pasur të regjistruar asnjë thirrje zanore që do të ishte me vlerë për grupin hetimor.

Për këtë fakt, thanë burimet, aparati celular do të dërgohet në Izrael për të hedhur më shumë dritë mbi bashkëpunëtorët e Admir Muratajt.

Ndërkohë në brendësi të makinës që dyshohet se përdorën grabitësit e miliona eurove në Rinas, nuk janë gjetur gjurmë biologjike që do të çonin në zbulimin e autorëve.

Paraditen e kësaj të hëne, Policia e Tiranës zhvendosi automjetin e djegur, që u gjet në fshatin Dritas. Nga ekspertiza, nuk rezulton të jenë gjetur shenja gishtërinjsh, fije floku apo materiale të tjera biologjike që do të ndihmonin specialistët të identifikonin autorët.

Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së aeroportit, ndërsa po verifikohen disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni.

Nga ana tjetër po verifikohen edhe disa biznese private të reklamave ku mund të jetë printuar logo ‘Hetimi Tatimor’, si dhe është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj dhe grabitësit e tjerë.

Po ashtu, tre prokurorët Besnik Muçi, Arens Çela dhe Klodian Braho kanë sekuestruar të gjitha raportet e shërbimit në aeroport, për të parë nëse janë zbatuar procedurat nga koncesionari dhe komisariati i Rinasit si edhe patrulla e FNSH.

Brenda kësaj jave, prokuroria pritet të marrë në pyetje drejtuesit e kompanisë së sigurisë ICTS-së, si dhe familjarët e Admit Murataj. Nga përgjigjja paraprake e ekspertizës që i është bërë Muratajt, ka rezultuar se ai u qëllua me një plumb në kokë nga policia, gjatë shkëmbimit të zjarrit, shkruan ‘panorama’.

Ekspertiza verifikoi se edhe vetë Murataj ka qëlluar në drejtim të uniformave blu, për shkak se në duart e tij janë vërejtur mbetje baruti.

Në vendngjarje u fiksuan mbi 100 gëzhoja arme zjarri të kalibreve të ndryshme, ndërsa procedimi penal është regjistruar mbi 4 akuza: shpërdorim detyre, krijim i grupit të strukturuar kriminal, grabitje me armë dhe vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë.

g.kosovari

Next Post
Rrugë të reja, dhunë dhe vdekje/ Mijëra refugjatë vazhdojnë të provojnë rrugën e rrezikshme të Ballkanit

Rrugë të reja, dhunë dhe vdekje/ Mijëra refugjatë vazhdojnë të provojnë rrugën e rrezikshme të Ballkanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Shkurt 2026

February 1, 2026
Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

Fluks udhëtimesh gjatë Festës së Pranverës

February 1, 2026
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës, zbardhet Malësia e Madhe, Boga dhe Thethi

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In