• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja në Rinas/ Apeli rrëzon vendimin e shkallës së parë, avokati: Të burgosurit të lirohen

by Java News
02/08/2016 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka vendosur të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë dhe të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 5 të arrestuarit për grabitjen që ndodhi më 30 qershor në Rinas. 4 nga të arrestuarit janë me masën e sigurisë arrest me burg dhe njëri në arrest shtëpie masë që u është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Të arrestuarit akuzohen për shperdorim detyre pas vjedhjes së 960 mijë eurove në një bankë të nivelit të dytë në aeroportin e Rinasit. Çështja u mor në hetim nga prokuroria dhe gjykata e Krujës, që i la në arrest me burg drejtorin teknik të aeroportit, Vangjel Nikolla 3 punonjësit e kompanisë private ICTS në Rinas Bledar Blloshmin, Arben Karafilin, Fadil Jonuzajn si dhe për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari. Por kjo gjykatë shpalli mos kompetencë duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda verifikoi masat dhe 4 nga të arrestuarit i la në burg dhe la në arrest shtëpie drejtorin teknik të aeroportit Vangjel Nikolla. Tashmë me këtë vendim të Apelit nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me të arrestuarit.

Neës 24 kontaktoi me avokatin Vladimir Meçi, i cili tha që të arrestuarit tashmë janë pa masë sigurie dhe duhet të lirohen për faktin se gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Shkallës së Pare dhe kërkesën e Prokurorisë që i mbante ata në burg. Avokati tha se sipas nenit 28 të Kushtetutës do të bëjë një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda që të arrestuarit t’i çlirojë nga masa, pasi ndaj tyre nuk ka asnjë vendim mase.

Përsa i përket masës që vendosi gjykata e Krujës, avokati Vladimir Meçi u shpreh se ajo masë nuk vlen pasi çështja ka kaluar për kompetencë tek Krimet e Rënda dhe se nuk ekziston më vendimi i arrestit të gjykatës së Krujës pasi e ka humbur fuqinë për kompetencë. Madje, sipas avokatit, Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj masës së sigurisë të caktuar me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Për sa i përket kompetencës ose jo të çështjes, sipas ligjit në fazen e hetimeve paraprake konliktin e kompetencës e zgjidh Prokuroria e Përgjithshme dhe në ato raste kur gjykata çmon se nuk është vetë kompetente konklitin e zgjidh Gjykata e Lartë, ndërsa nëse Gjykata e Apelit do të ngrinte problemin e moskompetencës shqyrtimi i kërkesës duhet të pezulluar dhe t’ia delegojë zgjidhjen e çështjes Gjykatës së Lartë./news24/a.k

Next Post

10 ditë në aeroport në pritje të “të dashurës”, përfundon në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

“U helmua nga toksina e bretkosës”, reagon nëna e Alexei Navany: E dija që e kanë vrarë

February 16, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Koha për një ‘rivendosje’ në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në

February 16, 2026
‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

‘Kosova e burgosur’! Monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë rrethohet me kangjella hekuri si burgu për ish-krerët e UÇK

February 16, 2026
Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

Pezullimi i vizave/ Sekretari Rubio nga Hungaria: Hiqen për ata që veprojnë kundër interesave të SHBA-ve

February 16, 2026
Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

Pr.ligji kundër pezullimit të ministrave/ Analisti Meçe: Kushtetuesja, e paaftë, duhet zgjidhje politike

February 16, 2026
Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

Nga rritja profesionale tek dashuria/ Çfarë i pret shenjat e horoskopit gjatë kësaj jave sipas Meri Shehut

February 16, 2026
Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

Ylli i “Apocalypse Now” dhe “The Godfather”, ndahet nga jeta aktori legjendar Robert Duvall

February 16, 2026
“Epsteini” ynë

Saktësimi i “pezullimit” ka kuptim vetëm për ministrat

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In