Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 13 mars seancën gjyqësore për grupin e grabitjes në pistën e Rinasit.
Shtyrja vjen pas kërkesës së një prej të pandehurve, Kujtim Picari për gjykim të shkurtuar. Ndërkohë që dhe një nga avokatët ka kërkuar të njihet me dosjen.
Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë, u ndalua më 1 korrik të 2016, një ditë pas ngjarjes, bashkë me katër persona të tjerë./a.m.