“Daja” nga Kosova, i arrestuar pak ditë më parë, ka zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të hetuesve sa i përket grabitjes në miliona eurove në Rinas.
Ragip Hajdini, 50 vjeçari nga Peja e Kosovës, është marrë në pyetje nga hetuesit, por ai nuk ka thënë asgjë.
Ndërkohë, ai pritet të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda të hënën për tu njohur me masën e sigurisë, ku nga hetuesit ka dyshime ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan, duke i vendosur mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
/a.r