• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja/ Kompania që transportoi paratë, përgjegjëse edhe për sigurinë e Rinasit

by A R
30/06/2016 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DETAJET E REJA/ Grupi hetimor vijon me intensitet veprimet për zbardhjen e grabitjes spektakolare të ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku dyshohet se janë vjedhur rreth 3 milion euro.

Paratë po transportoheshin drejt avionit që do t’i transferonte ato jashtë vendit, por 3 persona të amskuar dhe me armë kanë arritur të marrin thasët me valutë duke kërcënuar punonjësit e sigurisë.

Paratë transportoheshin nga kompania e sigurisë “Nazeri 2000”. Kjo kompani rezulton të jetë përgjegjëse për sigurinë edhe për një pjesë të aeroportit të Rinasit, e kontraktuar nga kompania konçesionare.

“Nazeri 2000” dhe kompania ICTS ndajnë së bashku sigurinë e aeroportit.

Kjo është hera e tretë që nga kjo kompani grabiten shuma të konsiderueshme parash, me skemë thuajse të njëjtë, veçse këtë herë u thyen barrierat e sigurisë në aeroport.

Ndërkohë, hetuesit kanë zbuluar pronarin e automjetit të përdorur në këtë ngjarje, mjet që është grabitur pak kohë më parë në Berat.

Ja makina me te cilen grabitesit vodhen miliona euro para e me pas e dogjen

………….
Një grabitje e armatosur ka ndodhur në Aeroportin e Rinasit. Persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve kanë grabitur paratë e një banke që po trasferoheshin jashtë vendit.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur në pistën e avionëve në momentet kur punonjësit e një kompanie private të sigurisë po i transportonin drejt avionit.

Sipas të dhënave grabitja është kryer nga tre persona të cilët janë larguar me një mjet tip benz i cili u gjet i djegur disa kilometra larg aeroportit.Capture2

Sipas raportimeve paraprake flitet për grabitjen e një shume të konsiderueshme parash. Burimet flasin për rreth 3 milion euro, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare.

Mësohet se paratë ishin vendosur në katër thasë dhe do të transportoheshin drejt Italisë me një avion ku do udhëtonin 150 persona. Fluturimi në fjalë u ndërpre, ndërkohë raportohet se grabitësit kanë shtënë në ajër me armë për të trembur rojat e kompanisë së sigurisë.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe të shumta në zonë por nuk ka rënë në gjurmët e grabitësve. /a.m.

Njoftimi paraprak i policisë:Capture

Policia e Tiranës është njoftuar se rreth orës 14:45 në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. 
Menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. 
Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit. 
Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona. 
Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë.
Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin. 
Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi. 
Gjatë ndjekies së autorëve  policia ka gjetur të djegur mjetin tip “Benz”, që dyshohet se u përdor nga autorët.
 Policia e Shtetit po vijon  ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter. 
Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.
Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve  dhe zbardhjen e plote të ngjarjes.
Next Post

Ballack pret humbjen e Italisë nga Gjermania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

Kumbaro në Kuvend: Trajtim financiar dinjitoz për 6761 punonjës të arsimit

April 9, 2026
Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In