• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja i tronditi jetën/ Gruaja nga Fieri zbulon kërcënimet: Do t’ju varim në mes të Levanit, në vendin ku ndodhi vjedhja

by Java News
10/10/2021 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Floresha Kalemaj, ‘viktima’ e një grabitjeje prej 100 milionë lekësh të vjetra, ngjarje që i tronditi jetën dhe familjen në vitin 2017, vijon t’i drejtohet gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Matilda Sholla. Në një prononcim për gazetarin e Balkanëeb, Ervis Kuçi, Kalemaj rrëfen se i ka treguar Shollës se ndjehet e trembur nga fakti se grabitësi i 100 milionë lekëve mund të lihet i lirë.

Për ‘Balkanweb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit.

“Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja,”- shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla.

Kalemaj kërkon që bashkë me të shoqin të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Si ndodhi grabitja?

Ngjarja që u tronditi jetën familjes Kalemaj ka ndodhur në 29 Maj 2017. Në mëngjes herët, rreth orës 6.30, Xhemal dhe Floresha Kalemaj dalin nga shtëpia e tyre, në Fier dhe shkojnë në magazinën dhe dyqanin në pronësi të familjes, në Levan, ku shesin plehra kimike. Rrugën Fier-Levan, rreth 8 kilometra, e përshkojnë me automjetin Benz, që ishtë në pronësi të familjes, në bagazhin e të cilit ndodhej edhe shuma prej 10 milionë lekësh të reja. Burrë e grua, me të mbërritur pranë biznesit parkuan mjetin në anë të rrugës dhe shkuan për të shkarkuar kamionin, por makina u zhduk, bashkë me paratë që kishte brenda.

Kryefamiljari Xhemal Kalemaj u nis menjëherë në shtëpi me një mikun e tij, për të marrë një automjet të vjetër dhe më pas të vijonte kërkimet për Benz-in e vjedhur. Ndërkohë në shtëpi, grupi i hajdutëve kishte ndërhyrë gjithashtu. Ata kishin marrë çelësin rezervë të ‘Benz’-it, në mënyrë që grabitja të ishte sa më e lehtë. Bashkëshortët Kalemaj lajmëruan Policinë, që arriti të arrestonte Renaldo Latifin dhe Xhuliano Muçën. Të dy janë pas hekurave dhe të dënuar për ngjarjen në fjalë./m.j

Kërkesa

 

Next Post
Rikthim në “shtëpi”, ish-zv.trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës zvicerane

Rikthim në “shtëpi”, ish-zv.trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës zvicerane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

Tentuan të grabisin ish-futbollistin e “Aston Villas”, dënohen me burg dy shqiptarët në Britani

February 4, 2026
Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

Nga studimet, te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In