• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e Rinasit/ Kamerat e banesës së Admir Muratajt, zbuluan çantat me para

by Java News
19/03/2017 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda caktuan dje masa sigurie “arrest në burg” për tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitjen e parave të një banke në rrugën e Rinasit. Shkalla e Parë la në qeli Aleksandër Muratajn dhe Dritan Sinanin, dy të arrestuarit e fundit nga operacioni policor i koduar “Patriot”, ndërsa Apeli la të pandryshuar masën “arrest në burg” për Dash Kupën.

Burime pranë Gjykatës sqaruan se të dyshuarit Murataj dhe Sinani kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Prokuroria tha se filmimi i tyre nga kamerat e banesës së Admir Muratajt, teksa çojnë çantat me para aty, është një nga provat kryesore.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara me dyer të mbyllura, të dyshuarit kanë paraqitur edhe alibi, që sipas tyre i përjashtonin nga ngjarja. Sipas burimeve, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, aktualisht i shpallur në kërkim për grabitjen ka pretenduar se ditën që ndodhi ngjarja, në shkurt 2017, ai ka qenë te dentisti.

Ai ka pretenduar se ky fakt mund të provohet nga kamerat e sigurisë së klinikës, si edhe nga regjistri i mjekut stomatolog, ku është regjistruar emri i tij si pacient. Po ashtu, përmes avokatit mbrojtës, Dritan Sinani ka përjashtuar veten e tij nga grabitja e 9 marsit. Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, apo me persona që mund të jenë të përfshirë në grabitjen e parave të bankës. Njohjen e tij me Admir Muratajn, Sinani e ka justifikuar me punësimin e vëllait të tij.

“Vëllai im ka punuar si kopshtar tek Admir Murataj, ndaj njihemi”, mësohet të jetë shprehur Sinani në seancë. Pretendimet e tyre kanë rënë ndesh me kërkesën e përfaqësuesit të Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Murataj dhe Sinani janë të përfshirë drejtpërdrejt, në role të caktuara, në grabitjen e gati 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit.

KUPA

Apeli i Krimeve të Rënda shqyrtoi dje ankimin e bërë nga Dash Kupa për masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar nga Shkalla e Parë për të. Pasi u njoh me kërkesën e mbrojtësit të tij për një masë më të butë sigurie dhe atë të prokurorit për lënien e të akuzuarit në paraburgim, Kolegji Penal vendosi mosndryshimin e masës.

Apeli ka vlerësuar se nuk ka ndryshuar asnjë nga kushtet ligjore, që do të justifikonin ndryshimin e masës së sigurisë për Kupën. Edhe ky i fundit ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues në lidhje me akuzat e Prokurorisë që e lidhin me grabitjen në rrugën e Rinasit. Në seancat për caktimin e masës së sigurisë, Kupa ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë në picerinë e tij në Fushë-Krujë.

“Kam qenë në ambientet e lokalit tim në zonën e Fushë-Krujës, ku edhe jam filmuar nga kamerat e sigurisë. Merrini pamjet dhe shikojini. Kam edhe dëshmitarë që kanë qenë në lokal në të njëjtin moment, të gatshëm ta thonë këtë fakt”, ka pretenduar Kupa në seancën në Shkallën e Parë. panorama

ma.me

 

Next Post
A ka pasur dijeni Sigurimi i Shtetit për egzistencën e UFO-ve në malin e Tomorrit? Ja kush ishte në dijeni

A ka pasur dijeni Sigurimi i Shtetit për egzistencën e UFO-ve në malin e Tomorrit? Ja kush ishte në dijeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

Mbërriti në gjendje të rëndë në pediatrinë e Korçës, niset drejt Tiranës foshnja 2-muajshe

March 13, 2026
Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

Përshkallëzohet kriza e naftës, Irani përdor Hormuzin si armë kundër SHBA-së dhe Izraelit

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In