• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e Rinasit, hetime për dekonspirimin e aksionit për arrestimin e të dyshuarve

by Aalison Pearse Stevens
24/07/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni që Policia e Tiranës po kryente disa ditë më parë për arrestimin e autorëve të grabitjes spektakolare në Aeroportin e Rinasit, ka dyshime se është dekonspiruar.

Në kohën që Policia ishte informuar për vendndodhjen e furgonit të bardhë, që ishte përdorur nga grabitësit për t’u larguar nga vendngjarja, dikush ka informuar autorët dhe ata janë larguar para se Policia të mbërrinte në adresën ku ata ndodheshin.

Për këtë arsye ka nisur një tjetër hetim për mundësinë e dekonspirimit të operacionit të Policisë. Furgoni i përdorur nga grabitësit e 1 milion eurove në pistën e Aeroportit të Rinasit është gjetur i braktisur në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.

Automjeti i bardhë, tip “Ford”, pa targa, ndodhet i sekuestruar prej afro 10 ditësh, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku ekspertët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme për administrimin e provave.

Burimet thanë se deri tani ende nuk është gjetur asnjë gjurmë gishtash apo ndonjë mbetje biologjike që të çojë në identifikimin e autorëve.

Furgoni është gjetur në Tiranë mbrëmjen e datës 12 korrik dhe ka të njëjtat karakteristika me mjetin e fiksuar nga kamerat e sigurisë përgjatë rrugës nga Rinasi në Laknas e deri në Kamzë.

Një automjet i ngjashëm, furgon mallrash i bardhë, është përdorur nga grabitësit e Rinasit për t’u larguar nga vendngjarja, pasi i vunë flakën makinës “Benz”, me të cilën u futën brenda pistës së avionëve. Grupi hetimor dyshon se bëhet fjalë për të njëjtin automjet.

Furgoni po mbahet tashmë në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si një provë mjaft e rëndësishme për hetimin e ngjarjes.

Burimet thanë se në vëzhgim po mbahen 2 grupe kriminale, një në zonën e Burrelit dhe një grup tjetër me tendencë grabitjet, ku bëjnë pjesë edhe disa shtetas kosovarë me precedentë të mëparshëm penalë.

Mësohet se hetimet po vijojnë me intensitet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa dosja hetimore, që fillimisht ishte në Policinë e Durrësit, i ka kaluar Policisë së Tiranës, për shkak të dinamikës së ngjarjes, por edhe për mungesë të kapacitetit të nevojshëm për ta hetuar këtë ngjarje të rëndë nga Komisariati i Krujës, ku u referua fillimisht ngjarja.

panorama/d i

 

Next Post

Padia e KLD, ja pse akuzohet Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?

Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar në Tiranë?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In