• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e Rinasit, hetim për ndryshimin e shoferit të makinës së parave

by Aalison Pearse Stevens
11/07/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetimi që po zhvillon Prokuroria në lidhje me grabitjen e 1 milion eurove në pistën e avionëve në Rinas, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Një detaj i ri i ngjarjes, për të cilin ka pasur të dhëna edhe më parë, ka qenë shkaku i pranisë së Kujtim Picarit, tashmë i arrestuar, në drejtimin e furgonit të blinduar ku kanë qenë thasët me para.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme.

Ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.

Por hetimi i mëtejshëm ka zbardhur faktin se në momentin e mbërritjes në Rinas, furgoni i blinduar ka pasur si drejtues një shtetas tjetër. Pikërisht ky person nuk është lejuar të futet në drejtimin e mjetit brenda aeroportit, pasi nuk kishte dokument autorizimi për lëvizje me mjet brenda ambienteve të Rinasit.

Për këtë arsye, duke qenë se avioni që priste paratë kishte ndezur motorët për t’u nisur drejt Austrisë, është kryer edhe shkelja e rregullores, duke marrë drejtimin e blindit shtetasi Kujtim Picari i vetëm.

Sipas Prokurorisë, pasi ka marrë drejtimin e automjetit të blinduar ku ndodheshin thasët me euro, Kujtim Picari ka dalë në pistë dhe është afruar tek avioni që do të transportonte dërgesën financiare.

Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e blindit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

PSE NDRYSHOI SHOFERI

Lënia e dyerve të hapura të mjetit të blinduar me para në pistën e avionëve, sipas Prokurorisë, është një nga momentet më të dyshimta të ngjarjes në Rinas.

Pas ndryshimit të drejtuesit të mjetit pas mbërritjes së furgonit në Rinas, Prokuroria ka verifikuar shkakun pse ka ndodhur kjo. Punonjësit e kompanisë private të sigurimit, e cila kishte transportuar paratë nga banka në Tiranë drejt Rinasit, kanë thënë para hetuesve shkakun e ndryshimit të shoferit.

Ata kanë pranuar se drejtuesi i mjetit me para duhej të kishte autorizim për hyrjen me blind në aeroport, por shoferi i furgonit atë ditë nuk e ka pasur një autorizim të tillë. Dhe kjo, sipas personave përfaqësues të kompanisë së policisë private, ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

“Stafi ynë dhe mjetet tona atë ditë kanë pasur paralelisht me dërgesën e Rinasit edhe disa lëvizje të tjera vlerash monetare ku ishin angazhuar punonjësit dhe mjetet që kemi në dispozicion. Për këtë shkak, me mjetin që shkoi në Rinas është dërguar një drejtues që nuk ishte pajisur paraprakisht me autorizim për qarkullim brenda aeroportit”, mësohet të kenë thënë dëshmitarët.

ARRESTIMET

Drejtuesi i furgonit të blinduar, Kujtim Picari, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë për grabitjen e ndodhur më 20 qershor 2016. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke i lënë dyert e hapura të mjetit. Bashkë me Picarin, në pranga kanë rënë edhe dy punonjës patrulle të kompanisë së sigurimit të brendshëm të pistës së avionëve, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj. Në pranga kanë përfunduar me urdhër të Prokurorisë edhe shtetasit Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, dhe Arben Karafili, shefi i stacionit të kompanisë “ICTS Albania” pranë aeroportit “Nënën Tereza”.

TRAZHGIM SOKOLAJ/Panorama/d.i.

 

Next Post

Shtypi/ Eufori portugeze, indiferencë angleze dhe “el clasico” spanjolle (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In