• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e pronave në Spille, biznesmeni u arratis 9 ditë para urdhër-arrestit

by Java News
21/02/2018 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biznesmeni Idlir Karkini, i cili po kërkohet prej disa kohësh nga policia, pasi është pjesë e personave që gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’ sa i takon abuzimeve me tjetërsimin e pronave në zonën bregdetare të Spillesë në Kavajë, nuk ndodhet në Shqipëri.

Karkini, akuzohet për përvetësim të pronave në Spielle, pasi ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” me pasoja të rënda. Sipas mediave, ka dyshime që operacioni për arrestimin e tij është dekonspiruar. Mesohet se biznesmeni rezulton se është larguar nga Shqipëria në datë 11 shkurt nga Rinasi.

Karkini është larguar nga Shqipëria më datë 11 shkurt, vetëm nëntë ditë para se të lëshohej urdhër-arrest ndaj tij.

ABUZIMI ME PRONËN SHTETËRORE
Prokuroria e Kavajës zbardhi dje të gjithë skemën e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Spillesë duke zbuluar një zinxhir abuzimesh që nga falsifikimi i dokumenteve e deri tek marrja e pronave shtetërore të Forcave Ajrore. Zyrtarë, noterë e biznesmenë, sipas prokurorisë jo vetëm kanë arritur të grabisin rreth 11 mijë m2 tokë në vijën bregdetare Spille Kavajë, duke e tjetërsuar nga “Tokë pa frutë” në tokë “Arë” dhe më pas kanë bërë ndarjen në mënyrë të kundraligjshme.

Kështu pas një hetimi shumëmujor u mundësua identifikimi i disa shtetasve të dyshuar si përgjegjës për përfshirje në tjetërsimin e pronave. Janë 4 procedime të tjera që i shtohen faktit penal e një prej tyre ka të bëjë me një kallëzim të Komandës së Forcës Ajrore dhe Policisë Rrogozhinë për një poligon në pronësi të FA-ve. Në pronën Poligoni i Qitjes Rreth-Greth me numër pasurie 368 është konstatuar prerje pyjesh dhe pastrim i barishteve nga një grup punëtorësh. Këta punëtor janë sjellë nga biznesmeni Idlir Karkini, i cili ka pasur certifikatë pronësie për këtë sipërfaqe toke në pyllin dhe rërën buzë detit.
Në kallëzim pretendohet se kjo tokë është pronë shtetërore në pronësi të aviacionit shqiptar. Ministria e Mbrojtjes ka aplikuar 3 herë për regjistrimin e pronës së saj nga viti 2005-2007 dhe nuk i është regjistruar kjo pronë, ndërsa në vitin 2016 kjo pronë regjistrohet në favor të Idlir Karkinit si “pronë arë”.

Nga Këshilli qarkut Tiranë prokuroria është informuar se shkresa Nr.2147 dt.28.12.2015 e Këshillit të Qarkut Tiranë drejtuar ZVRPP Kavajë, që ka shërbyer për ndryshimin e zërit kadastral nuk është përgatitur nga Institucioni i tyre dhe nuk është dërguar në ZVRPP Kavajë. Ndërsa shkresa Nr.5836 dt.18.11.2015 e ZVRPP Kavajë nuk është dërguar fare në Këshillin Qarkut Tiranë as dorazi dhe as me postë.

Pas kërkesës së prokurorisë gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Idlir Karkini, i cili është shpallur në kërkim. Edhe 6 zyrtarëve të tjerë iu është dhënë nga gjykata masa “arrest me burg”. Pjesë e të njëjtit procedim, kryetarit të bashkisë Rrogozhinë i është bllokuar pasaporta dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë vendit, ndërkohë që ka si masë ‘detyrim paraqitje’.

 

 

Next Post
‘Mos na vrisni ëndrrën’, tifozët Skënderbeut në protestë kundër dënimit nga UEFA

'Mos na vrisni ëndrrën', tifozët Skënderbeut në protestë kundër dënimit nga UEFA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In