Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për të zgjatur me 3 muaj hetimet për grabitjen e blindit me para në Rinas rreth 1 vit më parë. Edhe pse avokatët kanë kundërshtuar kërkesën, gjykata ka pranuar kërkesën e organit të akuzës.
“Pse i zvarrisni hetimet? Nuk ka më asnjë detaj për të hetuar, do apelojmë”, kanë deklaruar avokatët e të akuzuarve.
Rreth i vit më parë blindi me paratë e një banke u grabit nga persona të armatosur shumë pranë Rinasit. Autorët morën rreth 2 milionë euro, një pjesë e të cilave u gjetën nga policia./a.m.










