• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e bankës në Koplik/ Policia zbardh ngjarjen: Kush janë 3 të arrestuarit, palombarët në kërkim të armës

by
05/06/2022 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është zbardhur vjedhja e bankës në Koplik më datën 09 maj 2022. Autorët arritën të merrnin 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 4 milionë lekë të vjetra.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Hamdi Fjora dhe prokurori i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër Gëzim Spahiu, në një konferencë për mediet kanë dhënë detajet në lidhje me operacionin që çoi në pranga 3 persona si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

“Jemi sot këtu, së bashku me prokurorin e çështjes, për të komunikuar mbi rezultatet e arritura gjatë megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”, gjatë të cilit u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i grabitjes me armë e dhunë të filialit të një banke të nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe, identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar, si dhe u gjetën dhe u sekuestruan prova që i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje. Në lidhje me këtë ngjarje u ndaluan 3 autorë të dyshuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.05.2022, në Koplik, Malësi e Madhe, ku persona të paidentifikuar, nëpermjet kërcënimit me armë dhe dhunës, morën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare, në një bankë, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, organizoi punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Pas një pune të mirorganizuar dhe ndjekjes me metoda proaktive, për një periudhë 4-javore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative nga strukturat policore vendore, si dhe në provat e grumbulluara nga hetimi, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje kriminale.
Bazuar mbi këto prova, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër autorizoi kryerjen e kontrolleve në disa banesa dhe ambiente në të cilat dyshohet se mund të fshiheshin autorët apo mund të përdoreshin prej tyre.

Në këtë kuadër, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e prokurorit të çështjes, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtorinë FLO, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Syri i Sheganit”.

Si rezultat u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë sepse në datën 09.05.2022, rreth orës 14:10, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë hyrë në degën e BKT-së, në Koplik, Malësi e Madhe dhe kanë marrë vlera të konsiderueshme monetare.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova ligjore se autorët e sipërpërmendur, për kryerjen e aktivitetit kriminal, kanë përdorur 2 armë zjarri dhe një automjet tip “Golf 3”, pa targa, të cilin pas realizimit të grabitjes, e kanë braktisur dhe e kanë djegur tek vendi i quajtur “Rrethrrotullimi i Bajzës”, Koplik.

Pas djegies së mjetit, nën kërcënimin e armëve, kanë ndaluar në rrugë automjetin me drejtues shtetasin T. L., të cilit ia kanë marrë me forcë automjetin dhe më pas janë larguar më shpejtësi në drejtim të fshatit Shegan, Njësia Administrative Kastrat, ku dhe e kanë braktisur këtë mjet.

Po nga hetimet rezultoi se këta shtetas, armët e zjarrit, pas ngjarjes, i kanë hedhur në ujë, në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, degëzim i liqenit të Shkodrës. Aktualisht është duke vijuar kontrolli nga polumbarët e RENEA-s, për të bërë të mundur gjetjen e tyre. Deri tani, polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen e njërës prej armëve të zjarrit, konkretisht një armë zjarri kallashnikov”, tha Fjora.

NGJARJA

Nga hyrja në bankë dhe dalja e gjitha ka zgjatur 7 minuta. Grabitësit fillimisht kanë ndaluar makinën e tyre me të cilën u larguan nga Kopliku në rotondën në dalje të qytetit në superstarden Shkodër-Koplik duke i prerë rrugën Benzit dhe nën kërcënimin me armë kanë nxjerr nga makina tre personat që ndodheshin në të dhe janë larguar në drejtim të kufirit me Malin e Zi, dhe pasi kanë lënë makinën në afërsi të zonës së njohur si Shegan janë larguar me një mjet tjetër.

Duke humbur edhe gjurmët. Pasi nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë vënë re shenja të gomave të një mjeti tjetër.

Nga ana e homologëve malazez të cilët së bashku me policinë e kufirit të Shqipërisë pavarësisht reagimit të menjëhershëm në monitorim dhe kontrollim të kufirit si në zonën e liqenit ashtu edhe në zonën e gjelbër nuk u konstatua asnjë lëvizje e dyshimit.

Ndërsa monitorimi nga ajri me anë të helikopterit ka rezultuar i pa suksesshëm. Autorët janë arrestuar sot.

/e.d

Next Post
Ulen shifrat e COVID, Australia lehtëson masat kufizuese

“Jemi në mesin e njërës prej pandemive më shkatërruese në histori”, analiza e The Guardian: Ja si mund ta parandalojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In