• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e bankës/ Autorët dy ditë për hapjen e murit, mjetet moderne për eliminimin e zhurmave

by A R
12/08/2016 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autorët e vjedhjes së 200 mijë dollarëve në filialin e bankës private tek ish-blloku, në Tiranë, duket se e kanë kaluar gjithë natën e fundit në bodrumin nga i cili hapën murin për të hyrë te dhoma-kasafortë.

Ky dyshim, sipas hetuesve, mbështetet në faktin se brenda ambientit ku kanë qëndruar autorët janë gjetur ambalazhe ushqimesh dhe shishe uji, si dhe një sasi me bishta cigaresh.

“Panorama” shkruan se një detaj tjetër interesant nga hetimi është se në momentin kur kanë marrë paratë nga dhoma-kasafortë dhe kanë ikur, autorët kanë dalë nga dritarja e pasme e bodrumit, e cila të nxjerr nga një parkim privat.

“Kjo ka dalë nga fakti se brava e derës së përparme të bodrumit ishte bllokuar nga autorët me anë të futjes së çelësit në fole dhe thyerjes së tij. Kjo është bërë në krahun e brendshëm të derës hyrëse të bodrumit”, thanë burimet e hetimit.

Sipas tyre, nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se për të shmangur zhurmën që do të tërhiqte vëmendjen e banorëve, grabitësit kanë përdorur një teknikë tepër inteligjente.

“Nga këqyrja është konstatuar se tullat e murit janë hequr nga vendi i tyre pa u dëmtuar fare. Pra, muri nuk është hapur me goditje apo me copëtim, por është hapur me pajisje vakumi që kanë ushtruar forcë dhe kanë nxjerrë tullat nga vendi i tyre pa bërë shumë zhurmë”, bënë me dije burimet e hetimit.

Sipas tyre, një pjesë e pajisjeve të përdorura nga autorët janë gjetur në bodrumin që u zbulua pas vjedhjes së bankës. Burimet e Prokurorisë thanë se filiali ku ndodhi vjedhja e 200 mijë dollarëve tek ish-blloku ka pasur kasafortë, por pjesa e pasme e saj ka qenë muri. Në një rast, autorët kanë hapur vrimën e parë në mur duke dalë te kasaforta.

Më pas, ata kanë hapur gropën e dytë, duke hequr 4 tulla dhe prej kësaj vrime kanë depërtuar në dhomën-kasafortë ku kanë marrë paratë. Kjo dhomë kishte vetëm një derë të blinduar dhe muret e saj ishin tek tullë, përfshi edhe atë që kufizonte vendin ku mbaheshin paratë me bodrumin që përdorën autorët.

Tri ditë më parë, Gjykata e Tiranës liroi nga burgu drejtorin e filialit të bankës, Luigj Gjonaj, i arrestuar nga Policia për shpërdorim detyre. Gjykata vendosi ndërkohë masën arrest me burg për shefin e sigurisë së filialit, Florian Skarra.

Ai dhe drejtori i bankës u akuzuan se nuk kanë marrë masa pas alarmeve të rëna, pas tronditjeve të murit, më 5 dhe 6 gusht, para grabitjes së parave. /Panorama/a.m.

Next Post

I pandalshmi Phelps fiton medaljen e 4-t të artë në Rio, të 22-ën në total

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In