Në policinë e Tiranës janë regjistruar për vitin që lamë pas 478 vjedhje banesash, ndërsa një pjesë jo e vogël e tyre është kryer nga minorenë. Ata përdorin teknika të ndryshme vjedhjeje ku bie në sy mashtrimi që u bëjnë qytetarëve si persona të sëmurë apo si shpërndarës së fletëpalosjeve të bizneseve. Të miturit fillimisht trokasin në derë dhe në rast se konstatojnë se aty nuk ka njerëz hapin dyert me mjete të ndryshme. Prandaj qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga këta persona pasi qëllimi i tyre është vjedhja e banesave. Specialistja për krimet në Policinë e Tiranës Matilda Bilali evidenton për Televizionin Shqiptar zonat më të rrezikshme ku veprojnë hajdutët e banesave.
ma.me