• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e argjendarisë në Durrës/ Shitësja: U tmerrova! Më vunë elektroshokun në fyt

by Java News
19/04/2018 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Dalin detaje te reja nga grabitja qe ndodhi në qendër të qytetit, në mes të ditës, ne nje argjendari që kishte rënë pre e vjedhjes edhe pesë vite më parë. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 14:40 minuta në bulevardin kryesor të Durrësit. Mësohet se dy persona të pamaskuar, të cilët mbanin në dorë një elektroshok, kanë mundur të grabisin një sasi prej rreth dy kilogramësh bizhuteri floriri që ndodheshin të ekspozuara në vitrinë dhe në banakun e argjendarisë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, autorët ishin dy persona, të pamaskuar, të cilët realizuan vjedhjen duke kërcënuar shitësen me elektroshok. Shitësja, që në ato momente ndodhej vetëm në dyqan, ka pohuar se autorët (dy djem të moshës rreth 25- vjeçare) i kanë vendosur pajisjen e elektroshokut në fyt duke i kërkuar të mos bënte asnjë veprim.

Ndërkohë, personi tjetër ka marrë ç’të mundte nga bizhuteritë e floririt të ekspozuara në vitrinë dhe disa që ndodheshin në banak dhe më pas janë larguar me shpejtësi, duke humbur gjurmët në rrugicat e qytetit bregdetar.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur Policia, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe për të përcaktuar dëmin e shkaktuar prej autorëve. Nga të dhënat dhe bilancit paraprak dyshohet se ata kanë arritur të marrin një sasi prej rreth dy kilogramë bizhuteri floriri.

Mësohet se kamerat e sigurisë të dyqanit, në ato momente, ishin jashtë funksionit. Policisë i është dashur të sekuestrojë kamerat e sigurisë të biznesit përballë për të analizuar dhe identifikuar dy autorët, të cilët kanë hyrë si klientë në dyqan. Policia ka mundur të nxjerrë foto të grabitësve nga kamerat e bizneseve aty pranë. Ndërkohë, dëshmia e shitëses, e cila ka mbetur mjaft e tronditur nga ngjarja, mund të zbardhë të tjera detaje me rëndësi për hetuesit.

Në dyqan janë gjetur shumë gjurmë gishtash, që dyshohet se janë të grabitësve. Policia do të bëjë verifikimin e tyre për të zbuluar nëse dy të rinjtë janë me precedentë penalë apo nëse janë përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme.

Ndërkohë, në të gjitha dyqanet e argjendarive, të shtrira përgjatë gjithë bulevardit kryesor të Durrësit, grabitja e ndodhur pasditen e djeshme ka shkaktuar shqetësim, pasi bizneset anë ndierë të kërcënuar. Dyshohet se autorët kanë qenë në dijeni të faktit që në dyqan nuk funksiononte kamera, për faktin se ata janë futur pa maska. PANORAMA

ma.me

Next Post
Edi Rama publikon librin “Kurban” edhe në libraritë italiane

Edi Rama publikon librin "Kurban" edhe në libraritë italiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

Rritje çmimesh në restorante dhe bujtina, eksperti shpjegon shkaqet

April 11, 2026
Artan Fuga: Po na shtojnë taksat, sikur të jemi skllevër

Hormuzi, namuzi

April 11, 2026
Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

Protesta të dhunshme për naftën në Irlandë, policia përdor sprej

April 11, 2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

April 11, 2026
Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

Kategoria e Parë/ Fitojnë 3 ekipet pretendente, surpriza te mbijetesa

April 11, 2026
AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

Rama kritikon opozitën: Kujtojnë se duke lehur në Bruksel do na mundin, por më shumë po zhyten

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In