Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv për ndalimin e personave të dyshuar për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve pranë rreth-rrotullimit të Rinasit disa ditë më parë.
Operacioni po zhvilllohet në zonën e Prezës dhe Vorës pas disa informacioneve të siguruara në rrugë operative nga forcat e rendit.
Mësohet se në këtë aksion janë përfshirë forcat specilae RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Po ashtu, nga ajri patrullon në zonë edhe një helikopter i policisë. Nuk dihet nëse autorët e grabitjes fshihen në zonë, ndëkrohë polciia po kryen kontrolle në ambjente të ndryshme.










