• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabitja e 110 mijë euro bizhuteri në Durrës, shitësja: Më neutralizuan me elektroshok

by Java News
21/04/2018 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autorët e grabitjes së argjendarisë në Durrës, ende të paidentifikuar, kishin marrë të gjitha masat për të mos rënë pre e sistemit të sigurisë. Guximin e tyre. duke u futur në dyqan pa maska, ekspertët e Policisë e shpjegojnë me dyshimin se ata mund të jenë djem të ardhur nga ndonjë qytet tjetër i vendit.

Dy autorët arritën të grabisin rreth 2.2 kilogramë bizhuteri floriri, që, sipas përllogaritjeve paraprake, arrijnë në vlerën e rreth 110 mijë dollarëve. Shitësja e argjendarisë ka rrëfyer për Policinë të gjithë skemën e grabitjes dhe se si ra pre e mashtrimit të dy djemve të rinj, të cilët më pas e neutralizuan me elektroshok.

“Për shkak të ngjarjeve të shumta dhe rënies pre e grabitjeve, thuajse të gjitha argjendaritë kanë një sistem të posaçëm sigurie. Dyert e argjendarive qëndrojnë të mbyllura hermetikisht dhe hapen vetëm me anë të një butoni kur dikush kërkon të futet në ambientet e brendshme, siç është edhe rasti i klientëve, shkruan “Panorama”.

Sa futet klienti brenda, dera mbyllet automatikisht dhe duhet që të hapet sërish vetëm me buton. Unë ndodhesha vetëm në dyqan, pasi pronarja u largua për në shtëpi. Ishte ora rreth 15:20. Një nga dy djemtë që më grabitën, doli te dera dhe kërkoi të futej brenda. Mendova se ishte klient. I hapa derën dhe ai u fut brenda dhe po interesohej për çmimin e unazave, por edhe bizhuterive të tjera prej floriri.

Ndërkohë erdhi edhe personi tjetër, pra, pas dy minutash. Edhe ai u fut brenda dhe po qëndronte te dera, duke mos e lënë derën të mbyllej automatikisht. Në këtë kohë, djali që hyri i pari më vuri një pajisje (elektroshok) në qafë dhe më neutralizoi.

Nxori një çantë dhe nisi të zhvaste bizhuteritë që ndodheshin në vitrinë dhe në banakun poshtë, ndërkohë tjetri mbante derën që të mos mbyllej. Unë shtanga në vend, ndërsa ajo pajisja dukej sikur më paralizoi. Pasi morën çfarë mundën, ata u larguan të qetë duke dalë nga dyqani dhe vazhduan rrugën drejt”, ka pohuar shitësja e argjendarisë.

Agresorët e kanë ditur se, dyert e argjendarive funksionojnë në mënyrë automatike me anë të një butoni dhe nëse do të ishin me maska, shitësja nuk do t’ua hapte, ndaj edhe u paraqiten si klientë njëri pas tjetrit. Por duke punuar pa doreza, agresorët kanë lënë gjurmë të shumta dhe prova të mjaftueshme në vendin e ngjarjes, të cilat do t’i shërbejnë Policisë për të hetuar dhe zbardhur grabitjen e argjendarisë.

a.ç

Next Post
Testi për Mike Pompeo, Komisioni i Senatit kundër emërimit si sekretar Shteti

Testi për Mike Pompeo, Komisioni i Senatit kundër emërimit si sekretar Shteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In