FNSH Fier, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore të Vlorës ka ngritur pika postoblloku për kontrollin e mjeteve pas ngjarjeve të fundit kriminale në qytetin e Vlorës.
Aksioni konsiston në kontrolle të imtësishme të automjeteve për sende të kundralligjshme dhe persona në kërkim. Janë konstatuar disa shkelje në dokumentacion e automjeteve, ku janë vendosur masa me gjobë.