Policia ka identifikuar grabitësin e një taksie dhe dy pikave karburanti pasditen e së hënës.
Grabitësi është identifikuar si Emilian Nikolli alias Lleshi nga Mamurrasi.
Ai fillimisht ka vjedhur taksistin duke e zbritur në Fushë-Krujë, më pas me makinën e taksistit ka ikur në Milot dhe Rubik, ku ka vjedhur dy karburante.
Më pas është kthyer sërish në Fushë-Krujë dhe aty ka lënë makinën.
Edhe më datë 27 dhjetor ai ka vjedhur një taksist në Tiranë.











