Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi grabiti një person tjetër duke e kanosur me armë. Sipas policisë, autori i arrestuar arriti t’i grabisë një sasi parash një 26-vjeçari.
Në pranga ka përfunduar Klaus (Andi) Mullalli 29 vjeç, banues në Korçë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për ‘Vjedhje me armë’ dhe ‘Kanosje’.
Ndërkohë policia vijon punë për zbardhjen e të gjithë dinamikës së ngjarjes, ndërsa identiteti i të grabiturit nuk është bërë publik.
a.ç