Ka zgjatur vetëm tetë ditë arratia e të riut që kërcënoi dhe grabiti një grua brenda në një farmaci në qytetin bregdetar. Autori është I. P. 27 vjeç, banues në Vlorë.
Sipas policisë në datë 7 korrik në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë 27-vjeçari grabiti nën kërcënimin e thikës në ambientet e farmacisë shtetasen me inicialen L.Ll. duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekësh.
Pas identifikimit nga kamerat e sigurisë ai është shpallur në kërkim dhe sot është arrestuar nga policia. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
g.kosovari