• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Grabiti 53 mln paund, kërkon të kryejë dënimin në Shqipëri

by A R
18/07/2017 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 35-vjecar shqiptar i cili është i burgosur për grabitje në Britani, po kërkon që të vuaj dënimin në burgjet shqiptare.

I riu i njohur si Jetmir Buçpapa, është i përfshirë në një grabitje të madhe, dhe për këtë arsye autoritetet britanike bëjnë të ditur se nuk do ta lejojnë lëvizjen e tij, pasi kanë frikë se i cilësuar si “koka”, e bandës së grabitësve, mund të fusë në dorë paratë që ende nuk janë gjetur pas grabitjes.

Mësohet se Jetmir Buçpapa, është një nga katër personat e arrestuar në vitin 2008 për grabitjen famëkeqe të 53 milionë £, në depot e “Securitas”, në Tonbridge, Kent.

Sipas mediave britanike, ky ambient shërbente si magazinë parash kesh për të furnizuar sportelet e bankave dhe automatet ATM të shpërndarjes së parave.

Ndërsa, nga të dhënat bëhet e ditur se pas grabitjes së bankës qendrore të Irakut gjatë bombardimeve në vitin 2003, kjo në Britani shënoi grabitjen më të madhe të parave (KESH) të ndodhur ndonjëherë në histori.

I riu shqiptar është dënuar me 30 vjet, por deri më tani 30 milionë paund, nga paratë e vjedhura, ende nuk janë gjetur.

Ai tashmë është duke negociuar me Gjykatën e Lartë për t’u transferuar në një burg shqiptar me argumentin, “për të qenë më pranë familjes së tij”.

Por lidhur me këtë situatë, Sekretarja britanike e Drejtësisë, Liz Truss, është shprehur se, nëse ai transferohet në Shqipëri, ka mundësi që të dalë nga burgu për një periudhë katër vjeçare. Sipas saj arsyeja tjetër se pse nuk lejohet që të transferohet drejt vendit të origjinës, është fakti se paratë që nuk janë gjetur ende, dhe kjo justifikon mbajtjen e tij në një burg britanik.

Por, Buçpapa ishte pjesë e një bande që kreu një grabitje të madhe dhe jo të gjithë u kapën, tha avokati i qeverisë britanike, Christopher Knight.

Shqiptari aplikoi të njëjtën lëvizje edhe vitin e shkuar, por vendimi u refuzua dhe tashmë ai po lufton në Gjykatën e Lartë shkruan Panorama.069D6862000005DC-0-image-a-4_1500292730735

Gjithashtu, nga ana e tyre, avokatet e shqiptarit jane shprehur se refuzimi nuk eshte i drejte, pasi nuk është në përputhje me çdo rast tjetër që përfshin një të burgosur shqiptar që dëshiron të shkojë në shtëpi.

Nderkohe, thuhet se nga 17 raste të mëparshme, disa prej tyre vrasës brutalë, asnjërit nuk i është refuzuar transferimi në një burg shqiptar, tha Philip Havers QC.

Vendimi për dërgimin e shqiptarit, për të vuajtur dënimit në Shqipëri, do të jepet në një moment të dytë.

Next Post
VIDEO/ Spikerja raporton aksidentin me 3 të vdekur por mes viktimave ishte edhe burri i saj…

Makina përplas kalimtaren në Durrës, gjakoset e moshuara (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In