Një tjetër grabitje ka ndodhur në një biznes, këtë herë në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shtraus” ku u grabit një supermarket.
Sipas policisë, një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka marrë xhiron ditore dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.
Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës 8 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me grabitjen. Policia dyshon te një shtetas 20-vjeçar dhe po punohet për ndalimin e tij./a.m.