Persona të panjohur kanë mundur të grabisin një pikë bastesh mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ndodhi në Elbasan ndërsa mësohet se në pikën e basteve u grabitën rreth 800 mijë lekë të reja.
Policia ka mbërritur pak minuta pas ngjarjes ndërsa tanimë po hetohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identifikuar autorët.